Ukpa: Do doja të shënoja sërish ndaj Bregallnicës

Në tentativë për një fitore të katërt rradhazi, nesër në Strugë do të mirëpresim ekipin e Bregallnicës nga Shtipi, skuadër kjo që fitoren e vetme ndaj nesh e ka regjistruar para më shumë de dy viteve.

Kështu, nëse i referohemi traditës, ajo e tëra flet në anën tonë, mirëpo sdo mend se punën duhet kryer në fushën e blertë.

“Me performancën tonë në këto 3 ndeshjet e fundit, besoj se mundemi t’ia dalim edhe në ndeshjen e nesërme kundër Bregallnicës. E dimë që nuk do ta kemi të lehtë, megjithatë pikët janë shumë të rëndësishme për skuadrën tonë, ndaj dhe duhet dhënë maksimumin për të arritur deri tek ato” – u shpreh fillimisht Hogan Ukpa.

Kuoriziotet është se nigeriani të tre golat e shënuar me fanellën e Struga Trim Lum, prej kur se i njëjti i është bashkuar skuadrës tonë, i ka shënuar pikërisht ndaj Bregallnicës. Në rast se do të shënonte sërish, Ukpa thotë: “Në këto ndeshjet e fundit kam luajtur më shumë si mesfushor difenziv, kjo kuptohet me kërkese të trajnerit dhe jo si mesfushor sulmues. Nuk e di se në cilën pozitë mund të luaj nesër, mirëpo nëse më jepet rasti atëherë unë me të vërtetë do të doja të shënoja përsëri ndaj tyre, me qëllim që të mbyll sezonin me gol, aty ku kam bërë edhe një asist ndaj Tikveshit. Do doja ta mbyllja vitin me gol dhe me një asist tjetër”.

Ukpa skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit 2022, dhe që nga atëherë i njëjti numëron 47 ndeshje, 15 prej të cilëve këtë edicion.