UEFA CONFERENCE LEAGUE, PLAY-OFF | Struga Trim Lum – Breidablik 0:1

Stadiumi i qytetit në Ohër
Shikues: 1200
Arbitër kryesor: Damian Sylwestrzak (Poloni)
Asistentë: Bartosz Heinig (Poloni), Adam Karaseëicz (Poloni)

STRUGA TRIM LUM
Formacioni: V. Qoshevski, M. Neziri, S. Radiç, B. Krivanjeva, E. Maliqi,(A. Jahja), B. Bojku, H. Ukpa, V. Zguro, B. Shabani, M. Mazrekaj (S. Jaroviç), B. Ibraimi

NDESHJA

Disfatë minimale 1:0 në ndeshjen e parë të fazës “play-off”, kundër skuadrës islandeze të Breidablik. Edhe pse realisht krijuam më shumë raste për gol dhe zotëronim topin në fushë, në fund duheshe të pajtoheshim me disfatë në 90 minutëshin e parë, mirëpo gjithnjë duke besuar fuqishëm në 90 minutëshin e dytë, që do ta zhvillojmë një javë më vonë në Islandë.

Ndeshja nisi me një rast të mysafirëve, mirëpo falë super intervenimit të portierit, Qoshevski, rrjeta jonë pushoi.
Këtij rasti iu kundërpërgjigjëm me Ibraimin, i cili nga brendia e zonës gjithçka bëri mirë, duke gjetur edhe hapësirën e duhur për të goditur, mirëpo shtylla ishte aleate e mysafirëve nga Islanda.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 15-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë, Edis Maliqi nuk arriti të shfrytëzojë një diagonale të Sava Radiç para zonës kundërshtare.

Besart Ibraimi u shfaq i rrezikshëm edhe në minutën e 26-të, mirëpo këtë herë sulmuesi ynë ndodhej në pozitë jashtëloje.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më vonë, pas një super kombinimi nga krahu i majtë mes Mazrekajt dhe Shabanit, ky i fundit arriti që të shënojë në rrjetën e mysafirëve, mirëpo pas intervenimit të VAR, goli u anulua, pasi kapiteni ynë kishte luajtur me dorë.

Mysafirët na ndëshkuan në minutën e 34-të, kur kapiteni Gunnlaugsson pas një depërtimi të shpejtë me një goditje të fuqishme dhe precize shënoi për 1:0.

Doli të jetë ky goli i vetëm gjatë 45 minutave të para, pavarësisht se neve rrezikuam me anë të Mentor Mazrekajt direkt nga gjuajtja e lirë, në minutat shtesë të takimit.

Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim në rradhët tona, dhe me një seri sulmesh. Zguro u kanos nga e majta, për të përfituar një rivënie nga këndi, nga e cila Ibraimi tentoi të shënojë me një goditje nga jashtë 16-metërshit, por pa sukses.

Pas disa minutash taktizime mes skuadrave në mesfushë, në minutën e 63-të, Besmir Bojku, shumë pak mungonte që të shënonte golin e barazimit, mirëpo bomba e tij përfundoi për disa centimetra jashtë kuadrantit.

Pas Bojkut, në skenë dolën edhe Shabani dhe Ibraimi që sërish rrezikuan portën mysafire, derisa në minutën e 72-të, Ukpa dridhi vetëm traverzën, edhe pse me vonesë arbitri tregoi pozitë jashtëloje.

Ashtu si afroheshin minutat e fundit të takimit, ashtu shtohej edhe presioni para portës së Breidablik, skuadër kjo që ishte edhe me fat, pasi në pjesën e dytë kundërshtarë kishim edhd erën e fuqishme që mbizotëroi sot në Ohër.

__________________________________

Kronologjia e ndeshjes
Min 10, Rastin e parë konkret e kishin mysafirët, mirëpo me një intervenim të shkëlqyer, Vedran Qoshevski shpëtoi portën e tij
Min 15, Aksion i bukur i skuadrës tonë, që përfundon me goditjen e Ibraimit, por shtylla aleate e portierit mysafir
Min 18, Sava Radiç me një diagonale të gjatë gjen brenda zonës kundërshtare Edis Maliqin, i cili nuk arriti që të kontrollojë aq mirë topin
Min 26, Ibraimi edhe njëherë tjetër shfaqet i rrezikshëm para portës mysafire, mirëpo në këtë rast kishte pozicion jashtëloje
Min 27, Super kombinim mes Mazrekat dhe Shabanit, me këtë të fundit që shënon, mirëpo pas intervenimit të VAR, goli i kapitenit tonë u anulua
Min 34, solo aksion i kapitenit Gunnlaugsson, i cili e kurorëzon me një gol të bukur
Min 39, goditje e drejtëpërdrejtë nga gjuajtja e lirë, që rrezikon portierin tonë
Min 45+4, Mentor Mazrekaj shumë pak mungonte që të befasonte portierin mysafir nga një distancë e largët nga gjuatja e lirë
Min 45+5, Fundi i pjesës së parë

_____________________________________
Min 45, starton pjesa e dytë
Min 45, Abdylhadi Jahja inkuadrohet në lojë në vend të Edis Maliqit
Min 46, Zguro nga krahu i majtë kishte mjaft hapësirë, mirëpo reagoi mbrojtja mysafire
Min 47, Pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, Ibraimi nga vija e 16-të metërshit goditi me të djathtën e tij, mirëpo vetëm jashtë kuadrantit
Min 63, Bojku lëshoi një bombë nga jashtë zonës, por topi për disa centimetra kaloi skaj shtyllës
Min 64, Shabani tenton nga krahu i majtë, mirëpo topi falë edhe erës së fuqishme që fryente, përfundoi në duart e portierit mysafir
Min 65, Ibraimi tenton nga gjuajtja e lirë, nga një distancë prej 35 metrash, mirëpo pa probleme për portierin mysafir
Min 72, Ukpa dridhi traverzën e mysafirëve, mirëpo nigeruani ndodhej në pozitë jashtë loje
Min 79, Ibraimi tentoi edhe njëherë tjetër, këtë herë nga brendia e zonës, por e majta e tij nuk ishte e saktë
Min 85, Mazrekaj i dëmtuar lëshon fushën, në vend të tij inkuadrohet Jaroviç
Min 86, Ibraimi lëshon një predhë nga goditja e lirë, mirëpo drejt në duart e portierit Bragason
Min 90, Besart Ibraimi bukur depërton nga e majta, në moment të fundit u shtye, por arbitri kryesor nuk reagon
Min 91, Arbitri nuk reagon edhe pas një rasti të Jaroviç, i cili nuk arriti që të godas topin me kokë para portierit kundërshtarë, duke u përplasur me të
Min 92, Zguro ndëshkohet edhe me kartonin e dytë të verdhë
Min 90+7, Tollovi para portës mysafire, që përfundon me goditjen e Jahja, mirëpo vetëm mbi portë
Min 90+9, Ibraimi nga gjuajtja e lirë harkon brenda zonës, mirëpo askush nuk arrinë të shtyej topin në portë