Trajneri Ilço Gjorgjioski flet si pjesë e Struga Trim Lum

53-vjeçari Gjorgjioski për herë të fundit punoi në Greqi, duke udhëhequr skuadrën e PS Kalamata, ndërsa në futbollin vendor, i njëjti kishte drejtuar edhe skuadrat si Makedonija GJ.P, Vardar dhe Bregallnica Shtip…

www.fcstruga.com

Ilço Gjorgjioski prej sot edhe zyrtarisht është emëruar në postin e kryetrajnerit të Struga Trim Lum. Gjorgjioski vjen si zëvendësim për Qatip Osmanin, i cili ditë më parë dha dorëheqje, pas rezultateve jo të mira, sidomos në fillimin e këtij stinori pranveror, kur pësuam dy disfata të njëpasnjëshme.

53-vjeçari Gjorgjioski për herë të fundit punoi në Greqi, duke udhëhequr skuadrën e PS Kalamata, ndërsa në futbollin vendor, i njëjti kishte drejtuar edhe skuadrat si Makedonija GJ.P, Vardar dhe Bregallnica Shtip. Ai një kohë luante edhe rolin e trajnerit te përfaqësuesja U19 e Maqedonisë, ndërsa nga janari i vitit 2012 deri dhjetorin e vitit 2018 ishte President i Federatës së Futbollit të Maqedonisë.   

INTERVISTA E PARË ME TRAJNERIN E RI, ILÇO GJORGJIOSKI:

Mirë se keni ardhur në një klub të madh, një klub që është kampion, që don të thotë se keni pranuar një sfidë të madhe. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Mbi të gjitha, është një sfidë dhe kënaqësi të drejtosh një klub të tillë që është kampion i Maqedonisë. Kam ardhur në një mjedis shumë të mirë, në një klub që ka ambicie të mëdha për çdo vit, sinqerisht besoj në gjithë këtë projekt dhe besoj se në fund do të jemi të suksesshëm që të gjithë së bashku.

– Aktualisht jemi në vendin e 5-të, ndërsa njëkohësisht edhe gjysmëfinalistë të Kupës. Mendoni se klubi ka kualitet dhe forcë që në fund të arrijë të sjellë së paku një trofe në Strugë?

“Nëse nuk do ta mendoja kështu, nuk do ta kisha pranuar këtë sfidë, besoj se Struga ka mbase ekipin më të mirë individual dhe një klub shumë cilësor. Nevojitet punë, disciplinë, duhet që secili nga lojtarët individualisht të japë maksimumin dhe besoj se nëse ndodh kjo, të jenë të përkushtuar dhe maksimalisht të fokusuar në ndeshjet tona dhe mbi të gjitha në rezultatet e klubit, besoj se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë në fund do të fitojmë një nga trofetë, ndërsa gjithsesi se do të dëshironim që të dy.”

-Sa e njihni skuadrën, dhe a ka lojtarë me të cilët keni bashkëpunuar deri më tani?

E njoh skuadrën, e ndjek në çdo ndeshje, e njoh edhe cilësinë e lojtarëve, do të bëj gjithçka që është në mundësitë e mia, do të thotë ta bëjë punën në mënyrën më profesionale, të nxjerrë maksimumin nga secili individ, domethënë të japin gjithçka që kanë si cilësi, me synimin që nga ato cilësi individuale në pah të dalë një cilësi kolektive që në fund do të na sjellë rezultatet.

-A u njohët me futbollistët dhe udhëheqësinë e klubit. Sa jeni të kënaqur nga mikëpritja dhe atmosfera në Strugë?

Më duhet të pranoj se jam i befasuar këndshëm nga pritja, nga menaxhmenti, nga organizimi i klubit, me atë që kam parë deri tani në këto dy ditë, vërtetë jam këndshëm i befasuar dhe e shoh se përse Struga po përparon, ishte kampione dhe mendoj se do të shkojmë në atë drejtim, do të përmirësohemi në çdo segment edhe më tej, sigurisht që pres një verë evropiane në të cilën do të ishim shumë më të suksesshëm se deri tani.

-Çfarë premtoni me Struga Trim Lum, një skuadër kjo që viteve të fundit vazhdimisht po luan në Europë?

“Struga aktualisht është në pozitën e 5-të, ka një hendek të madh pas skuadrave në vendin e parë dhe të dytë, por ne nuk po heqim dorë nga asgjë, kështu që na presin ndeshje, do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, siç thashë edhe më parë, kemi një ekip të mirë, besoj në këta lojtarë, besoj në strukturën organizative të klubit dhe besoj se mund të sjellim të paktën një trofe këtë sezon.