Të dielën starton rrethi i tretë i garave, e nisim me Voska Sport, për ta mbyllur me Tikveshin

Ndeshja e së dielës ndaj fqinjëve të Voska Sport shënon strartin e rrethit të tretë të garave në Ligën e Parë, aty ku edhe përfundimisht do të përcaktohet edhe kampioni i ri. Kujotjmë dy edicionet e fundit, ishte Struga ajo që mbante këtë epitet…

www.fcstruga.com

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 23-të, që njëherit shënojnë edhe startin e rrethit të tretë dhe final të ndeshjeve kampionale. Kundërshtari ynë i parë në këtë fazë të garave do të jetë Voska Sport, ndeshje këtë që do ta zhvillojmë në Strugë.

Është ky njëherit takimi i parë nga gjithsej 6 që do ti zhvillojmë në terren vendas, kjo për shkak se sezonin e rregullt e mbyllëm në pozitën e 5-të, duke përfituar mundësinë e avantazhit të një ndeshje më shumë si vendas.

Kështu, përveç Voska Sport, në Strugë do të mirëpresim edhe FC Shkupin, Pelisterin, Gostivarin, Shkëndijën dhe AP Brera, derisa si mysafir do të luajmë ndaj skuadrave si, Besa Dobërdoll, Rabotniçki, Sileksi, Vardari dhe Tikveshi.

Pra sezonin 2024/25 e mbyllim në Kavadar me datë 18 maj, kur edhe zyrtarisht do të shpallet skuadra kampione e vendit.

Orari i ndeshjeve të rrethit të tretë:

Java 23 | 09.03.2025          Struga Trim Lum – Voska Sport

Java 24 | 15.03.2025           Besa Dobërdoll – Struga Trim Lum

Java 25 | 30.03.2025           Struga Trim Lum – FC Shkupi

Java 26 | 06.04.2025           Struga Trim Lum – Pelisteri

Java 27 | 13.04.2025           Rabotniçki – Struga Trim Lum

Java 28 | 20.04.2025           Struga Trim Lum – Gostivari

Java 29 | 27.04.2025           Sileksi – Struga Trim Lum

Java 30 | 04.05.2025           Struga Trim Lum – Shkëndija

Java 31 | 07.05.2025           Vardari – Struga Trim Lum   

Java 32 | 11.05.2025           Struga Trim Lum – AP Brera  

Java 33 | 18.05.2025           Tikveshi – Struga Trim Lum