Super lajm, ndeshjet europiane do ti zhvillojmë shumë pranë publikut strugan

Struga Trim Lum edhe matematikisht thuajse ka siguruar Europën, me ç’rast për herë të dytë në historikun e saj të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garat ndërkombëtare.

Për më tepër këtë edicion gjasat janë shumë të mëdha  që të shpallemi kampion, ndërsa lajm i mirë na vjen nga UEFA.

Kjo e fundit ka licencuar stadiumin e qytetit të Ohrit, ashtu që ndeshjet europiane të edicionit të ri si vendas do ti zhvillojmë shumë pranë publikut strugan.

Duke pasur parasysh afërsinë me qytetin e Ohrit, Struga Trim Lum pritet të ketë një përkrahje të madhe në ndeshjet e Europës, e ku shpresojmë që këtë vit të kemi një aventurë më të gjatë.