Struga Trim Lum me fitoren 4:3 ndaj Buduçnost në Podgoricë të Malit të Zi, sonte ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në histori në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Është ky një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën e themaluar vetëm 8 vite më parë, që tashmë po bënë gara denjësisht edhe në arenën europiane. Vërtetë histori e bukur kjo, por edhe një ëndërr nga e cila nuk dëshirojmë të zgjohemi….
Fitorja e sontme në Podgoricë erdhi falë dyshes sulmuese, Marjan Radeski – Besart Ibraimi, që shënuan të gjithë 4 golat. Pa dyshim ishte kjo mbrëmja e Radeskit, i cili shënoi “tripletën” e tij të parë në garat europiane, duke përsëritur suksesin e partnerit të tij në sulm, Besart Ibraimi, që një gjë të tillë kishte bërë me Shkëndijën.
Radeski golin e parë të takimit e realizoi në minutën e 11-të, kur iu kundërpërgjigjë golit të vendasve të shënuar vetëm në minutën e katërt.
Pas këtye dy golave të shpejtë, pasoi një lojë jo shumë atraktive, me shumë gabime në pasime dhe me shumë ndërhyrje, e ku si pasojë në minutën e 24-të, Mentor Mazrekaj duheshe të braktis ndeshjen, pas dy ndërhyrjeve të njëpasnjëshme brenda pak minutash ndaj tij.
Vendin e Mazrekajt e zuri Hogan Ukpa, i cili doli në skenë mu në momentin e duhur, teksa në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, nga gjithsej 6, udhëhoqi një kundërsulm të Struga Trim Lum, teksa në momentin e fundit pasoi për të disponuarin Marjan Radeski, i cili nuk fali dhe në ato momente shënoi për 2:1 në favor të skuadrës strugane.
Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë pjesës së parë pasi në minutën e 8-të shtesë, Vasilij nga goditja e lirë shënoi një gol të bukur për barazim të rezultatit në 2:2.
Pjesa e dytë nisi sikurse e para, me një tentativë nga ana e futbollistëve tanë, por që tentative e Radeskit me kokë përfundoi jashtë kuadrantit.
Megjithatë atë që nuk arriti ta bëjë Radeski, e bëri Besart Ibraimi, i cili në minutën e 66 pasi pranoi një top para zonës kundërshtare, nuk fali dhe me të majtën e tij shënon një super gol për epërsinë e skuadrës tonë, këtë herë me rezultatin 2:3.
Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve tanë dhe gjithë bankinës, që festonin në ato momente, ndërsa në festë shëprthyen edhe në minutën e 74-të, këtë herë duke iu gëzuar golit të tretë personal të Radeskit, me të cilin avansuam me shifrat 4:2.
Buduçnost vazhdoi të shpresoj, teksa në minutën e 82-të, ngushtoi epërsinë tonë në 3:4 falë golit të shënuar nga Sekuloviç. Megjithatë këtu ishte edhe fundi i golave të shënuar, edhe pse pak mungonte që Zguro në minutat shtesë të takimit të shënojë nga gjuajtja e lirë.
Në fund fitore më se e merituar e Struga Trim Lum, që në këtë mënyrë shkruan historinë më të re, duke u kualifikuar në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, aty ku do të përballemi me ekipin e Sëift Hesperange nga Luksemburgu.
_____________________________________________________________________
BUDUÇNOST – STRUGA TRIM LUM
UEFA CONFERENCE LEAGUE | RAUNDI II
“City Stadium” – Podgoricë
01.08.2023
Struga Trim Lum
Formacioni: V. Qoshevski, M. Neziri, S. Radiç, B. Krivanjeva; E. Maliqi, B. Bojku, B. Shabani, V. Zguro; M. Mazrekaj, B. Ibraimi, M. Radeski
______________________________________________________________________________
Ora 21:00 – starton ndeshja
Min. 1, Besart Ibraimi godet nga jashtë zonës së rrezikut, topi për disa centimetra kalon skaj shtyllës së djathtë pingule të Pavliçiç
Min. 7, Ndëshkohemi pas një rivënie nga këndi, pasi Djuriçkoviç shënoi me thembër për 1:0
Min. 11, GOOOOL…..Barazojmë rezultatin duke iu kundërpërgjigjur Buduçnost në mënyrën e njëjtë. Mazrekaj harkon bukur brenda zonës nga rivënia e këndit, ndërsa Radeski me kokë shënon gol për barazim të rezultatit në 1:1
Min. 24, zëvendësim i detyrueshëm në rradhët e skuadrës tonë, Mazrekaj lëshon fushën i dëmtuar, në vend të tij në lojë inkuadrohet Hogan Ukpa
Min. 45+3, GOOOOOOL…Hogan Ukpa udhëhoqi një kundërsulm të shpejtë të skuadrës tonë, që rezultoi me golin e dytë personal të Marjan Radeskit, i cili me mjaft qetësi reagoi para portës kundërshtare dhe me të djathtën e tij shënoi për 1:2
Min. 45+8, Vasilij Axhiç mjaft mirë ekzekuton një goditje të lirë nga rreth 20 metra dhe barazon shifrat në 2:2
Min. 45, starton pjesa e dytë
Min. 48, Besart Ibraimi nga e djathta harkon brenda zonës për Marjan Radeskin, i cili edhe pse mund të godaste edhe me këmbë, vendosi një gjë të tillë të bëjë me kokë, mirëpo topi shkoj vetëm jashtë kuadrantit
Min. 53, Vlladan Axhiç bashkë me topin godet edhe kokën e Sava Radiç brenda 5-metërshit të portierit Qoshevski, i cili me një intervenim bravuroz shpëtoi skuadrën në këto momente
Min. 57, Besart Ibraimi në tentativë për të harkuar brenda zonës, vuri në mjaft vështirësi portierin kundërshtarë, Pavliçiç
Min. 66, GOOOOOOOL….Besart Ibraimi merr topin para zonës kundërshtare dhe nuk falë, me të majtën e tij shënon një super gol për epërsinë e skuadrës tonë, këtë herë me rezultatin 2:3
Min. 70, Largohet Edis Maliqi, inkuadrohet në lojë, Flamur Tairi
Min. 74, GOOOOOOOOL aksion i bukur me Shabanin dhe Radeskin protagonist, me këtë të fundit që me shumë fat shënon edhe golin e tretë
Min. 79, Largohen nga loja Sava Radiç dhe Besart Ibraimi, në lojë inkuadrohen Abdylhadi Jahja dhe Senad Jaroviç
Min. 82, Buduçnost ngushton epërsinë tonë në 3:4 falë golit të shënuar nga Sekuloviç
Min. 90+2, Zguro godet nga gjuajtja e lirë, mirëpo vetëm mbi portë, pasi më parë në një aksion individual pak para zonës kundërshtare në mënyrë të palejuar u ndal Bunjamin Shabani.