Struga Trim Lum, kampion edhe me gola

13 fitore dhe 5 disfata është epilogu i 18 takimeve të para të stinorit vjeshtorë. Marjan Radeski i prinë listës së golashënuesve me 8 gola, derisa Besart Ibraimi dhe Bassirou Compaore e ndjekin nga pas…

Struga Trim Lum për të dytin vit me rradhë i’a arriti qëllimit që të shpallet kampione e vjeshtës në elitën e futbollit vendor. Me këtë sukses skuadra strugane po dëshmon se tashmë është shndërruar në një skuadër shumë serioze, që pritet të ketë fjalën kryesore në futbollin vendor.

13 fitore dhe 5 disfata është epilogu i 18 takimeve të para të stinorit vjeshtorë, në të cilin skuadra jonë mban edhe epitetin e skuadrës më efikase, me gjithsej 33 gola, apo 1.8 gola për ndeshje.

Një filozofi tjetër e skuadrës, kjo falë trajnerit Shpëtim Duro, i cili aplikon një futboll shumë më ofenziv, në krahasim me paraardhësit e tij.

Për më tepër gëzon fakti se këto 33 gola, mbajnë firmën e 13 futbollistëve të ndryshëm, duke bërë që te skuadra jonë të ketë laramani.

Bajrakun mbanë Marjan Radeski me 8 gola të shënuar dhe 3 asistime, ndërsa pas tij menjëherë renditet Besart Ibraimi, që në këtë gjysëmsezon kontribuoi me 6 gola dhe 7 asistime.

Surprizë e këtij gjysëmsezoni, është sulmuesi, Bassirou Compaore.

Sulmuesi nga Burkina Faso edhe pse skuadrës iu bashkua i fundit, ai shumë shpejt u adaptua në mesin tonë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me 5 gola të shënuar dhe 3 asiste.

Pason Vangjel Zguro, mbrojtësi i krahut të majtë, që ka realizuar 3 gola, nga 2 gola kanë realizuar edhe dy futbollistët ofenziv, Senad Jaroviç dhe Mentor Mazrekaj, ndërsa nga njëherë në listën e golashënuesve janë regjistruar edhe Mexhit Neziri, Hadis Tairi, Hristijan Georgievski, Bekim Kamberi, Flamur Tairi, Besmir Bojku dhe Hogan Ukpa.