Struga Trim Lum falënderon Zguron

Vangjel Zguro skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Bylisit nga kampionati shqiptarë…

Vangjel Zguro në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Struga Trim Lum. Të njëjtit i përfundoi kontrata, ndërsa e njëjta nuk u vazhdua dhe tashmë Zguro është një lojtar i lirë.

Zguro skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar, kur erdhi nga rradhët e Bylisit nga kampionati shqiptarë.

Ai me fanellën e skuadrës tonë zhvilloi gjithsej 38 ndeshje mes kampionatit dhe ndeshjeve europiane, duke regjistruar 3 gola dhe 7 asistime.

Neve si Struga Trim Lum falënderojmë Zguron për kontributin e dhënë gjatë periudhës një vjeçare, duke i uruar suksese në vazhdimësi.