Stephanie Frappart do na referojë ndeshjen e parë kundër Sllovan Bratisllava

Frappart është një emër i njohur në futbollin europian dhe atë Botëror, ndërsa me shenjën e FIFA-s referon që nga viti 2009…

Stéphanie Frappart është caktuar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e parë të Struga Trim Lum kundër Sllovan Bratisllava, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

Frappart është një emër i njohur në futbollin europian dhe atë Botëror, ndërsa me shenjën e FIFA-s referon që nga viti 2009.

Frappart ndeshjen Sllovan Bratisllava – Struga Trim Lum do ta drejtojë me bashkëpatriotët e saj, Mikael Berchebru dhe Steven Torregrossa, që do luajnë rolin e asistentit të parë dhe të dytë, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Mathieu Vernice.

Arbitër në VAR në këtë ndeshje që do të zhvillohet datën e 10 korrikut me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Tehelné pole” në Bratisllavë do të jetë Bastien Dechepy, gjithashtu nga Franca.