Shpëtim Duro: Fitore më se e merituar

Fitorja ndaj Shkëndijës ishte totalisht e merituar. Kështu u shpreh trajneri Shpëtim Duro pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën skuadra e tij duke përmbysur rezultatin mundi skuadrën tetovare me rezultatin 2:1.

Kjo fitore sipas trajnerit tonë fiton edhe më shumë në peshë, për shkak se në të njëjtën u futëm me 4-5 mungesa të rëndësishme, ashtu që në portë u ndal 21-vjeçari Kristijan Kitanovski.

“Fitore totalisht e merituar. Kemi dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen, edhe përkundër faktit se kemi patur 5 mungesa të rëndësishme. Kemi aktivizuar 4 futbollist 18-19 vjeçar duke filluar nga porta dhe në repartee tjera. Shkëndija nuk ka rrezikuar për asnjë moment me përjashtim të episodit të penaltisë” – u shpreh pas përfundimit të ndeshjes trajneri Shpëtim Duro.

Struga Trim Lum pas 13 xhirove mund të krenohet si skuadra me më shumë fitore në kampionat dhe njëherit që ka shënuar më së shumti gola.