Të mërkurën mbyllim sezonin 2024/25 me ndeshjen finale të Kupës kundër Vardarit. Është kjo finalja e dytë në historikun e skuadrës tonë, që këtë herë shpresojmë ta sjellim në Strugë…
Sezonin 2024/25 edhe zyrtarisht Struga Trim Lum do ta mbyll të mërkurën, kur do të zhvillojë edhe ndeshjen finale të Kupës kundër Vardarit. Do të jetë kjo finalja e dytë në historikun e skuadrës tonë, pas asaj ndaj Makedonija Gj.P në sezonin 2022/23.
Është kjo një mundësi tjetër e mirë, që edhe sezonin e tretë me rradhë ta mbyllim me trofe, pas atyre dy titujve kampion në sezonet 2022/23 dhe 2023/24.
Pikërisht trofeu i Kupës është ai që na mungon neve si skuadër, por edhe qytetit tonë të bukur të Strugës, që tashmë falë ekipit tonë mban edhe epitetin e kampionit, përveç atij tashmë të zakonshmit, turistik.
Ky trofe do të zbukuronte tej mase vitrinat tona, por njëkohësisht do të ishte edhe dhurata më e mirë për 10-vjetorin e themelimit të Struga Trim Lum.
Pra gjithçka e nisur në vitin 2015-të, rrugëtim ky të cilin mund ta kurorëzojmë edhe me trofeun e tretë në histori.

RRUGËTIMI DERI NË FINALEN E MADHE
Rrugëtimin e këtij viti në ndeshjet e Kupës i nisëm me transfertën në Vinicë, ndaj skuadrës tashmë kampione të Ligës së Tretë, Slloga Vinica, për të eliminuar më pas në 1/8 e fnales kampionët e Ligës së Dytë, Makedonija Gj.P.
Pasuan dy pengesa shumë të rënda në çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Fillimisht mundëm Gostivarin, që më pas në ndeshjet vendimtare para finales së madhe të dalim triumfues ndaj Shkëndijës së Tetovës me rezultatin e përgjithshëm 3:2.
Tashmë na pret përballja vendimtare e sezonit, ajo finale kundër Vardarit, me të cilën skuadër do të përballemi për herë të parë në një ndeshje të Kupës.
RRUGËTIMI DERI NË FINALE |
1/16 e finales |
Slloga Vinica 1:6 Struga Trim Lum |
1/8 e finales |
Struga Trim Lum 2:0 Makedonija Gj.P |
¼ e finales |
Struga Trim Lum 1:0 Gostivari |
½ e finales – ndeshja e parë |
Slloga Vinica 1:6 Struga Trim Lum |
½ e finales – ndeshja e dytë |
Struga Trim Lum 1:1 Shkëndija |

NDESHJET KAMPIONALE
Sa i përket kampionatit, të njëjtin e mbyllëm në pozitën e katërt me 51 pikë, plotë 13 pikë më pak se edicionin e kaluar, kur neve u shpallëm kampion.
Këtë edicion na ndëshkuan edhe barazimet e shumta, gjithsej 12, për dallim nga edicioni i kaluar, kur kishim 4 barazime dhe plotë 20 fitore.
Vetëm në 9 ndeshjet e fundit, Struga Trim Lum regjistroi 7 barazime dhe 2 fitore.
Ndryshe, sezonin aktual e mbyllëm me 13 fitore, duke numëruar edhe 8 disfata, një më pak se sezoni 2023/24.
Fitoren më të thellë si vendas e regjistruam përballë Pelisterit (4:1) në kuadër të xhiros së 26-të, ndërkohë me po të njëjtin rezultat në ndeshjet në transfertë kishim mundur Vardarin, kundërshtarin në finalen e madhe të Kupës.
Një ndër fitoret më me peshë, pa dyshim se ishte ajo e 5 marsit kundër Shkëndijës në Strugë.
Dy disfatat më të thella të edicionit i pësuam në ndeshjet si vendas, edhe atë ndaj Sileksit, gjegjësisht FC Shkupit.
NDESHJET E SEZONIT 2024/25 |
Struga Trim Lum 1:0 Tikveshi Struga Trim Lum 1:0 Besa Dobërdoll Rabotniçki 2:0 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 2:0 AP Brera Pelisteri 1:1 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 0:3 FC Shkupi Voska Sport 1:1 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 2:2 Gostivari Vardari 1:4 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 1:4 Sileksi Shkëndija 1:1 Struga Trim Lum Tikveshi 0:1 Struga Trim Lum Besa Dobërdoll 1:2 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 1:0 Rabotniçki AP Brera 1:1 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 1:0 Pelisteri FC Shkupi 3:1 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 2:1 Voska Sport Gostivari 1:0 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 0:2 Vardari Sileksi 3:1 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 3:0 Shkëndija Struga Trim Lum 1:0 Voska Sport Besa Dobërdoll 3:2 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 0:0 FC Shkupi Struga Trim Lum 4:1 Pelisteri Rabotniçki 0:1 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 1:1 Gostivari Sileksi 0:0 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 1:1 Shkëndija Vardari 0:0 Struga Trim Lum Struga Trim Lum 1:1 AP Brera Tikveshi 3:3 Struga Trim Lum |