Struga Trim Lum konfirmon gjetjen e akordit me skuadrën e Superligës së Kosovës, SC Gjilani, për huazimin e sulmuesit boshnjak me pasaportë gjermane, Senad Jaroviç.
Drejtuesit e të dyja klubeve tashmë kanë firmosur huazimin e sulmuesit 25-vjeçar, dhe Jaroviç nga data 20 janar deri me 15 qershor do të jetë pjesë e SC Gjilanit.
Pra i njëjti do të udhëtoj me neve drejt Turqisë, për t’iu bashkuar më pas skuadrës nga Kosova, që gjithashtu përgatitjet po i zhvillon në Antalia.
Struga Trim Lum i uron shumë fat dhe suksese Jaroviçit te skuadra e elitës së futbollit kosovar.