Sava Radiç flet për vazhdimin e kontratës dhe ndeshjen me Makedonija GJ.P

Sava Radiç, i cili pjesë e Struga Trim Lum është që nga janari i vitit 2022, ditë më parë vendosi të vazhdojë kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2025. I njëjti ndjehet shumë i lumtur në mesin tonë, ndërsa një gjë të tillë e ka shpalosur edhe ai vetë përmes intervistës më poshtë:

“Te Struga Trim Lum ka kaluar dy vite shumë të mira, viti i parë ishte të themi vit i adaptimit, viti i dytë ishte vit i sukseseve, ku arritëm të shkruajmë edhe historinë e klubit, ashtu që mund të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi të tillë.”

“Sa i përket marrëveshjes së re, mund të them që deri te ajo erdhi shumë shpejtë dhe lehtësisht do të thoja. Jam vërtetë shumë i lumtur që vazhduam bashkëpunimin deri në vitin 2025. Shpresoj të vazhdojmë me sukseset, aty ku edhe kemi mbetur.”

“Pritjet për sezonin e ri, si kampion në fuqi, normalisht që janë për të mbrojtur titullin. Neve sezoni i ri na ka nisur shumë më herët, për shkak angazhimeve në Europë, ashtu që kampionati fillimisht nuk ishte në rend të parë. Për fat të keq u eliminuam në fazën ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, duke mos arritur kështu të prekim grupet. Kjo ndoshta ishte edhe arsyeja pse ngecëm paksa në kampionat, mirëpo tani besoj të rikthehemi fuqishëm dhe ti përmbushim pritjet e tifozëve tanë. Gjithsesi ka edhe ekipe tjera që dëshirojnë të fitojnë titullin, por na takon neve të bëjmë më të mirën dhe të luajmë sa më mire në ndeshjet që na presin në kampionat.”

Mbrojtësi Sava Radiç, gjithashtu foli edhe për ndeshjen e rradhës, atë të javës së 11-të kundër Makedonija GJ.P, që do ta zhvillojmë në Shkup.

“Pauza për shkak ndeshjeve eliminatore për Euro 2024 ishte e mirëseardhur për ne, pasi në periudhën e kaluar kemi patur një orar të ngarkuar, duke zhvilluar shumë ndeshje. Tashmë jemi më të pushuar dhe kjo është e rëndësishme. Skuadra e Makedonija Gj.P ka  dëshmuar se nuk na shkon për shtati. Edicionin e kaluar kemi zhvilluar 3 ndeshje, dhe në të gjitha kemi barazuar, ndërsa për fat të keq kemi humbur edhe në finalen e Kupës përmes penaltive. Pikërisht kjo na bënë edhe më të motivuar për ndeshjen e së dielës, për të dhënë gjithçka nga vetja, të jemi të koncentruar, të përmbushim detyrat që do na jepen nga trajneri dhe shpresoj se në fund do të fitojmë 3 pikët e plota.” – përfundoi intervistën e tij, Sava Radiç, i cili të dielën kundër Makedonija GJ.P, pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 55-të.