RAPORTI NGA NDESHJA, STRUGA TRIM LUM-VOSKA SPORT

Fitore infarkt me një gol të shënuar në minutën e 99-të nga penaltia kundër Voska Sport. Me këtë fitore neve jemi liderët e rinj të Ligës së Parë….

Një gol i shënuar në minutën e 99-të nga penaltia na i siguroi fitoren në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të kundër Voska Sport, 3 pikët, por njëkohësisht edhe vendin e parë në elitën e futbollit vendor.

Në këtë mënyrë rikthehemi aty ku edhe e mbyllëm edicionin e kaluar.

Ndeshja ndaj rivalit buzë liqenit, doli të jetë shumë e luftuar, sidomos në pjesën e parë, derisa në të dytën ishim neve që diktuam tempon dhe ishte çështje kohe goli në rrjetën e mysafirëve.

Si zakonisht që ndodh në pjesën më të madhe të ndeshjeve, tentativën e parë për të shënuar në portën kundërshtare, e kishte Besart Ibraimi, goditjen e të cilin e ndali portieri Velii.

Ibraimi u shfaq i rrezikshëm edhe në aksionin e rradhës nga krahu i majtë, mirëpo pasi humbi terren dhe kohë  për të  goditur, i njëjti ishte i detyruar që  të  pasojë  për Georgievskin, goditja e të cilit përfundoi vetëm mbi shtyllë.

Pasoi një periudhë e bukur e kapitenit Shabani, i cili megjithatë ishte i pafat, sidomos në minutat 18 dhe 23, kur fillimisht goditi shtyllën, që më pas të mos arrijë të shënojë përkundër faktit se arriti që të tejkalojë edhe portierin kundërshtarë, Velii. Ky i fundit kapitenit tonë i mohoi golin edhe në minutën e 43-të, pas goditjes së fuqishme me këmbën e majtë.

Shou i Shabanit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, mirëpo me një intervenim bravuroz, Velii edhe në minutën e 49-të nuk i lejoi gëzimin kapitenit tonë, njëjtë sikurse edhe në minutën e 71-të. I pa fat ishte edhe Ibraimi, përkundër disa tentativave që i kishte në pjesën e dytë, që rezultoi të jetë me fat për mbrojtësin e krahut të majtë, Vangjel Zguro, i cili shënoi nga pika e bardhë, pas penaltisë së përfituar nga Marjan Radeski në sekondat e para të minutës së 97-të.

Ky gol mjaftoi për 3 pikëshin e rradhës, i cili tashmë na i servon pozitën e parë pas 17 xhirove. Në xhiron e fundit, me të cilën edhe zyrtarisht mbyllet stinori vjeshtorë, po në terren vendas do të mirëpresim skuadrën e Bregallnicës.

________________________________________________________________________________________________________________

DETAJET E NDESHJES

________________________________________________________________________________________________________________

𝐒𝐓𝐑𝐔𝐆𝐀 𝐓𝐑𝐈𝐌 𝐋𝐔𝐌 𝐕𝐎𝐒𝐊𝐀 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓 1️⃣ : 0️⃣

𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈 𝟐𝟎𝟐𝟑-𝟐𝟎𝟐𝟒

𝐋𝐏𝐅𝐌𝐕 | 𝐉𝐀𝐕𝐀 15

Stadiumi i qytetit – Strugë

Shikues: 1000

Autorë  i  golit: Vangjel ZGURO 99’ pen.

Arbitër kryesor:

Igor Stojçevski

________________________________________________________________________________________________________________

Kartonë të verdhë:

STRUGA TRIM LUM: E. Maliqi, M. Neziri, B. Krivanjeva

𝐕𝐎𝐒𝐊𝐀 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓: F. Todorovski, H. Velii, J. Nikoliç, B. Georgiev, A. Shabani, L. Trpeski  

________________________________________________________________________________________________________________

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, E. Maliqi (H. ukpa),M. Neziri, V. Krivanjeva, V. Zguro; H. Georgievski (H. Tairi), B. Shabani, B. Bojku; B. Ibraimi, M. Radeski, M. Mazrekaj (B. Compaore)

VOSKA SPORT: H. Velii, F. Todoroski, S. Stojçevski, L. Trpeski, M. Bajrami, N. Stijepoviç, B. Georgiev, J. Nikoliç, M. Ousman, S. Olatunbosun, A. Marushiç