Fitore më se e merituar në udhëtimin tonë të rradhës, këtë herë në Shkup në arenën “Todor Proeski”, aty ku matëm forcat me skuadrën më të trofeshme në vend, Vardarin. Rezultati përfundimtarë i këtij takimi ishte 1:4 në favor të Struga Trim Lum….
Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren më të thellë të këtij edicioni, duke mundur Vardarin në transfertën në Shkup me rezultatin 4:1. Këtë fitore shumë të ëmëbël e paralajmëroi Bekim Kamberi me golin e realizuar që në minutën e 3-të, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe dy sulmuesit, Kehinde dhe Compaore. Ky i fundit realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë.

Trajneri Qatip Osmani, këtë ndeshje duheshe ta menaxhojë nga tribunat lartë, pas atij kartoni të kuq javën e kaluar në ndeshjen kundër Gostivarit.
Megjithatë instrukcionet e tij dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me ndihmësit e tij, dha rezultatin e duhur në terrenin e gjelbër, edhe atë që në start.
Vetëm pas 3 minutave të kaluara, neve ishim në avantazh. Vlajakoviç nga e majta harkoi në shtyllën e parë, aty ku Bekim Kamberi pas një kontakti të vogël me topin, detyroi portierin Gaçevski, që të gjunjëzohet që në fazën e hershme.

Vetëm 5 minuta më vonë shumë lehtë mund të ndodhte që të dyfishonim rezultatin. Kehinde mjaft mirë pasoi për bashkëkombasin e tij nigerian, Hogan Ukpa, i cili goditi fuqishëm nga brendia e zonës, mirëpo Gaçevski me një super intervenim, devijoi topin në rivënie nga këndi.
Struga Trim Lum vazhdoi të ketë kontroll të lojës edhe në minutat në vijim, derisa Vardari në aksionin e parë më konkret drejt portës tonë, arriti që të na ndëshkojë, duke shënuar golin e barazimit përmes ish futbollistit tanë, Nemanja Bosançiç (27’).
Në minutën e 38-të regjistrojmë një ndër aksionet më të bukura të skuadrës tonë, kur pas shumë pasimeve të njëpasnjëshme, Kehinde me thembër pasoi për Jevtoskin, mirëpo ky i fundit edhe pse ishte afër golit, goditi vetëm mbi portë.

Mirëpo në aksionin e rradhës, Struga Trim Lum arriti të shënojë golin e dytë, duke siguruar për herë të dytë epërsinë në këtë takim. Pas një aksioni të shpejtë, Compaore doli të jetë më i shpejtë se mbrojtësit kundërshtarë dhe me të majtën e tij shënoi një super gol, për 2:1.
Ishte ky rezultati i 45 minutave të para, ndërsa në pjesën e dytë të pranishmit në arenën “Todor Proeski”, mund të shihnin sërish një lojë shumë më efikase të skuadrës tonë, që sërish rrezikonte përmes dyshes Comapore-Kehinde.
Që të dy ishin thjesht të pandalshëm për mbrojtësit vendas, të cilët në ato momente i faleshin portierit të tyre Gaçevski, që në disa raste shpëtoi portën e tij, mirëpo jo edhe në minutën e 66-të, kur Compaore shfrytëzoi një harkim të Bojan Ilievskit nga e djathta, duke tundur rrjetën e vendasve edhe për herë të tretë në këtë ndeshje.

Compaore së bashku me dy nigerianët, Kehinde dhe Ukpa vazhdonin të torturonin mbrojtjen e vendasve, që sërish ra në provim, këtë herë në minutën e 74-të.
Kehinde në stilin e Kuaresmas, me “rabonda” pasoi për Compaore në krahun e majtë, ndërsa ky i fundit me një pasim të saktë gjeti para zonës nigerianin, i cili nuk fali dhe shënoi edhe golin e katërt në rrjetën e Gaçevskit.

Ishte ky njëherit goli numër 4 për sulmuesin tonë, Lanre Kehinde, që shndërrohet kështu në golashënuesin më të mirë për momentin. Vetëm një gol më pak se Kehinde, ka edhe Compaore, ndërsa besojmë se së shpejti do të shpërthejë edhe Marjan Radeski, golashënuesi ynë më i mirë i edicionit të kaluar.
Fitorja ndaj Vardarit ishte e katërta në 9 xhirot e para, pas së cilës pason pauza e dytë ndërkombëtare, për shkak paraqitjes së përfaqësueses tonë futbollistike në Ligën e Kombeve.
Kështu deri në xhiron e 10-të, që në program është me datë 20 tetor, Struga Trim Lum me 15 pikë do të pozicionohet në vendin e katërt. Ndryshe kundërshtari ynë i rradhës do të jetë Sileksi, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Strugë.
________________________________________________________________________________________________________________
LPFMV – JAVA 9
VARDARI – STRUGA TRIM LUM 1:4
Autorë të golave: B. Kamberi (3’), B. Compaore (42’, 66’), L. Kehinde (74’)
Stadiumi: “Todor Proeski” – Shkup
Shikues: 2500
Arbitër Kryesor: Stojan Trpçevski
Kartonë të verdhë: F. Duranski, O. Zdravkovski, V. Brdarovski, D. Djuriç (Vardar) – N. Vlajkoviç, S. Spirovski (Struga Trim Lum)

FORMACIONET
Vardari: F. Gaçevski, D. Cosiq, D. Djuriç, S.J. Kim, V. Brdarovski, O. Zdravkovski, F. Duranski, D. Dongmo, N. Bosançiç, D. Dianessy, G. Zakariç;
Trajner: S. Zaharievski;
Struga Trim Lum: V. Qoshevski, N. Vlajkoviç, B. Ilievski (M. Radeski 78’), B. Krivanjeva, S. Spirovski, A. Kasami, S. Jevtoski, H. Ukpa, B. Kamberi (Sh. Zenku 89’), B. Compaore (A. Vosha 89’), L. Kehinde (M. Takahara 89’);
Trajner: Qatip Osmani;