RAPORTI I NDESHJES | TIKVESHI – STRUGA TRIM LUM  0:1

Fitore minimale, por me shumë peshë në transfertën në Kavadar. Autorë i golit të vetëm dhe të fitores, doli të jetë mbrojtësi Bojan Ilievski në minutën e 88-të….

Ndryshe nga ndeshja e fundit e edicionit të kaluar, Struga Trim Lum sot në Kavadar arriti që të shënojë fitore ndaj Tikveshit.

1:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi jo edhe aq të bukur, kur janë në pyetje rastet dhe golat e shënuar, mirëpo që realisht na bëri të lumtur, kjo për shkak rëndësisë së pikëve dhe vazhdimësisë së një serie pa humbje në tre ndeshje rradhazi, përfshirë këtu edhe ndeshjen e Kupës kundër Makedonija GJ.P.

Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol, ndërsa shumë pranë golit ishim në minutën e 29-të, kur pas kombinimit të dyfishtë mes Ukpa dhe Compaore, ky i fundit tentoi për të gjetur sulmuesin Kehinde, i cili arriti që të godas topin me forcat e tij të fundit, mirëpo pa shkaktuar probleme për portierin vendas, Jankov.

Një super intervenim të gardianit tonë, regjistruam në minutën e 36-të, kur nuk lejoi gëzimin e vendasve, me ç’rast 45 minutat e para u mbyllën pa shumë histori.

Pjesa e dytë doli të jetë më agresive, e me shumë ndërprerje, sidomos në fillimin e saj, teksa në këtë pjesë ndodhën edhe gjërat më interesante.

Fillimisht në minutën e 70-të arbitri kryesor, Dejan Mlladenovski, morri guximin të tregojë në pikën e bardhë në favor të vendasve, edhe pse realisht kontakti mes lojtarit tonë dhe atij vendas, ndodhi jashtë vijave kufizuese të zonës së rreptësisë.

Megjithatë penaltia e ekzekutuar nga Bllagojçe Spirkoski, nuk përfundoi në rrjetën e Qoshevskit, ashtu që në një farë mënyre drejtësia erdhi në vendin e duhur.

Ashtu si kalonin minutat në vijim të ndeshjes, neve afroheshim sa më shumë zonës kundërshtare, duke kërkuar golin e epërsisë, që erdhi pas një ndërhyrje.

Stefan Jevtoski nga krahu i djathtë, nga një pozitë gjysmë rivënie këndi, harkoi në zonën e 16-të metërshit të vendasve, aty ku më së miri u gjind mbrojtësi Bojan Ilievski, i cili me kokë shënoi golin e parë me fanellën e Struga Trim Lum.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 88-të, ashtu që deri në fund skuadra mjaft mirë menaxhoi lojën, duke neutralizuar çdo tentativë të vendasve, e që realisht nuk ishin rrezik për portierin tonë.

Kështu nga Kavdari rikthehemi me 3 pikë të plota, që do të kontribuojnë në një atmosferë edhe më pozitive në prag të ndeshjes kundër Besës së Dobërdollit, që në program është në fundjavë.

Edhe këtë ndeshje do ta zhvillojmë në transfertë, këtë herë duke udhëtuar drejt Gostivarit.

________________________________________________________________________________________________________________

LIGA E PARË E MAQEDONISË – Java 12

TIKVESHI – STRUGA TRIM LUM  0:1

Autorë i golit: Bojan Ilievski 88’

Stadiumi i Qytetit: Kavadar

Shikues: 1500

Arbitër Kryesor: Dejan Mlladenovski

Kartonë të verdhë: E. Spahiu, A. Cubara, Vitao, M. Todorov, K. Stojkoski – B. Compaore, B. Krivanjeva, B. Ilievski, Sh. Zenku, A. Kasami,

FORMACIONET:

TIKVESHI: R. Jankov, A. Cubara, M. Manevski, D. Mojsov, M. Todorov, A. Varelovski, M. Petroviç, B. Spirkoski, K. Stojkoski, E. Spahiu, M. Stojanov;

Trajner: Gj. Mojsov

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, B. Ilievski, A. Kasami, B. Krivanjeva (S. Radiç 85), S. Spirovski (M. Radeski 78’), N. Vlajkoviç, S. Jevtoski, H. Ukpa, Sh. Zenku (B. Kamberi 74’), B. Compaore (H. Maleski 78’), L. Kehinde;  

Trajner: Q. Osmani