RAPORTI I NDESHJES | STRUGA TRIM LUM – VARDARI

Disfatë edhe në ndeshjen e dytë të stinorit pranveror, këtë herë në shtëpi përballë Vardarit…

www.fcstruga.com

Stinorin pranveror nuk e kemi nisur aspak mirë, pasi edhe në ndeshjen e dytë pësojmë disfatë, këtë herë në shtëpi përballë Vardarit. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, me pak raste shnëimi dhe me rrjeta të paprekura, Vardari na ndëshkoi në pjesën e dytë, edhe atë në momentet tona më të mira.

Pikërisht kur neve u kanosëm seriozisht që nga fillimi i pjesës së dytë, e deri në minutën e 65-të, mysafirët nga Shkupi na ndëshkuan fillimisht në minutën e 67-të, e më pas edhe në minutën e 82-të.

Pas golit të dytë, shpresat tona ishin shuar, ndërsa në mungesë të ndonjë rasti ideal për gol, në fund rezultati doli të jetë 0:2 në favor të ekipit mysafir.

Pikërisht Vardari kishte kanosjet e para në këtë ndeshje, fillimisht në minutën e 6-të, kur vetëm shtylla pingule na shpëtoi nga goli, ndërsa në minutën e 12-të, falë intervenimit të Qoshevskit, Dongmo nuk arriti të shënojë golin e epërsisë.

I pari që u kanos në drejtim të portës kundërshtare, ishte Shaban Zenku, i cili edhe pse pranoi një super asist nga Hogan Ukpa në minutën e 22-të, nuk arriti të shënojë, duke goditur vetëm mbi portë.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më pas, një tjetër rast të qindtpërqindtë kishte edhe kapiteni Bunjamin Shabani, që dështoi të shënoj para Taleskit.

Ishin këto dy rastet më të dalluara të ekipit tonë gjatë pjesës së parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura, derisa fare në fundin e saj, mbrojtësi Maudo për shkak të një dëmtimi duheshe që të braktis fushën, duke i lënë vendin Bojan Ilievskit.

Fillimi i pjesës së dytë doli të jetë i qetë, kur janë në pyetje rastet, apo golat e shënuar, teksa tentativën e parë serioze e regjistruam në minutën e 55-të, kur Marjan Radeski lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca, mirëpo duartrokitjet në fund shkuan për portierin mysafir, që bëri një super intervenim, duke mos lejuar epërsinë e Struga Trim Lum.

Në aksionin e rradhës, Shaban Zenku u shfaq i rrezikshëm në zonën kundërshtare, aty ku me mjaft sukses reagoi mbrojtësi kundërshtar Matiç, duke devijuar topin në rivënie nga këndi.

Rivënia e këndit solli sërish tollovi para portës së mysafirëve, mirëpo goditja e Vlajkoviç në këtë rast u bllokua dhe u devijua në rivënie nga këndi.

Shumë pranë golit ishim edhe në minutën e 65-të, kur Ukpa mjaft mirë servoi një top brenda zonës kundërshtare për Shaban Zenkun, mirëpo ky i fundit edhe pse gjithçka bëri mirë, në fund doli të jetë një finalizim të dobët, duke goditur drejt në duart e portierit Taleski.

Gjithë këto raste të pashfrytëzuara, në mënyrën më të mirë i shfrytëzuan mysafirët, që shënuan dy herë në rrjetën e Qoshevskit, edhe atë fillimishte me anë të Zakariç në minutën e 67-të, dhe më pas edhe përmes futbollistit nga Uganda, Mato.

Ishte kjo disfata e parë në shtëpi në ndeshjet ndaj Vardarit, ndaj së cilës skuadër numëorjmë 5 fitore nga gjithsej 11 ndeshje.

VEBI ISLAMI DEBUTOI ME FANELLËN E STRUGA TRIM LUM

Pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë kundër Gostivarit, kishin debutuar tre futbollistët, si Maudo, Hamza dhe Fall, sot për herë të parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Struga Trim Lum, u paraqit edhe sulmuesi 18-vjeçar, Vebi Islami. Futbollisti i ardhur nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës, në lojë u inkuadrua në minutën e 80-të, kur zëvendësoi Shaban Zenkun.

NDESHJA E RRADHËS

Ndeshja e rradhës, ajo e javës së 21-të, në program është javën e ardhshme, derisa për kundërshtarë do të kemi Sileksin. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kratovës me fillim në ora 14:00.

LPFMV | Java 20

STRUGA TRIM LUM – VARDARI 0:2

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 500

Arbitër kryesor: Stojançe Stojanov

Kartonë të verdhë: H. Ukpa, M. Radeski, V. Qoshevski (Struga Trim Lum) – D. Dongmo, M. Matiç, G. Zakariç (Vardari)

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, N. Vlajkoviç, Maudo (B. Ilievski 45’), A. Kasami, B. Krivanjeva, P. Fall (F. Tairi 80’), H. Ukpa (S. Spirovski 67’), B. Bojku (H. Maleski 67’), Sh. Zenku (V. Islami 80’), B. Shabani, M. Radeski;

Trajner: Qatip OSMANI

VARDARI: D. Taleski, G. Jankullov, A. Murdjeski, M. Matiç, D. Todorovski, F. Senghor, D. Dongmo, N. Bosançiç, G. Zakariç, E. Spahiu, A. Omeragiç;

Trajner: Goce SEDLLOSKI