RAPORTI I NDESHJES, STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA….JEMI NË FINALE💪💪

Struga Trim Lum për herë të dytë në historikun e saj 10-vjeçar do të luaj në një finale të Kupës së Maqedonisë. Kundërshtarë në finalen e madhe do të kemi ekipin e Vardarit…

www.fcstruga.com

Struga Trim Lum do të luaj në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, pavarësisht barazimit të sotëm 1:1 kundër Shkëndijës në Strugë. Edhe pse ishim shumë pranë fitores edhe në takimin e sotëm, që u zhvillua në një kohë me shi, një pakujdesi në minutat shtesë të takimit, bëri që neve të pranojmë gol në minutën e 92-të.

Fillimisht ishte një reagim jo i sigurtë nga ana e portierit Vedran Qoshevski dhe më pas një reagim i dobët i mbrojtësit, Sava Radiç, i cili në tentativë për të përmirësuar gabimin e portierit, vendosi topin në rrjetën e gabuar.

Mirëpo edhe ky autogol nuk prishi fare festën e futbollistëve tanë, që me plotë meritë siguruan finalen e madhe me rezultatin e përgjithshëm 3:2, pas asaj fitore 2:1 në Tetovë.

Kështu, neve përsërisim suksesin e vitit 2023, kur gjithashtu kishim arritur në finalen e madhe, e ku për kundërshtarë kishim skuadrën e Makedonija Gj.P.

Edhe në finalen e këtij viti, përballë do të kemi një skuadër shkupjane, këtë herë Vardarin, skuadër kjo që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi AP Brera.

Ndryshe ndeshja nisi me matjen e forcave nga ana e të dyja skuadrave, derisa neve shënuam golin e epërsisë në rastin tonë të parë më konkret para portës kundërshtare.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 19-të, kur kapiteni Bunjamin Shabani, mjaft mirë u gjind në zonën e Shkëndijës, duke përfituar edhe hapësirën e duhur për të harkuar aty brenda 5-metërshit të porterit mysafir, e ku Hogan Ukpa nuk fali dhe me kokë shënoi për 1:0.

Ishte ky goli i dytë i nigerianit përballë Shkëndijës në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës dhe njëherit i treti në tre ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe golin e shënuar ndaj Rabotniçkit në kampionat.

Golin e dytë në rrjetën e Shkëndijës, e tentoi edhe Memetriza Hamza, kur në minutën e 32-të lëshoi një predhë të vërtetë me të majtën e tij, por që përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.

5 minutat e fundit dolën të jenë shumë emocionuese, mirëpo në dy raste në qendër të vëmendjes ishin arbitrët, duke treguar pozitë jashtë loje.

Në rastin e parë të minutës së 40-të, Krivanjeva me një diagonale të gjatë gjeti aty para zonës kundërshtare sulmuesin Hristijan Maleski, i cili u ndal në mënyrë të palejuar nga Meliqi, që me plotë të drejtë si futbollistë i fundit në mbrojtjen e “kuqezinjëve”, nga ana e arbitrit kryesor u ndëshkua me të kuq.

Megjithatë vetëm disa sekonda më pas, të njëjtin e anuloi, kjo për shkak se ndihmësi i tij kishte treguar pozicion jashtë loje, në të cilin ndodhej sulmuesi ynë Maleski.

Vetëm 3 minuta më vonë, në pozicion jashtë loje doli të jetë edhe Bojan Ilievski, që kishte mundësi të mirë të shënojë për 2:0, mirëpo mjaft mirë në këtë rast intervenoi edhe portieri i Shkëndijës.

Pjesa e dytë nuk dhuroi raste konkrete, kjo ndoshta edhe për shkak lojës së aprovuar të kundërshtarit, që në shumicën e rasteve ndërpriste aksionet e skuadrës tonë aty në mesfushë, e ku si rezultat në tre raste u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Në një lojë të tillë, e ku rastet konkrete munguan, Shkëndija fare në fund gjeti golin e barazimit, edhe atë pas një ndërprerje, më saktësisht pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi.

Zija Merxhani të njëjtën e ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke zënë të papërgatitur fillimisht portierin Qoshevski, e më pas edhe mbrojtësin Sava Radiç, i cili në tentativë për të pastruar para vijës së golit, e vendosi topin në rrjetën e gabuar.

Në fund barazim 1:1, mirëpo që ka peshën e fitores, kjo për shkak se Struga Trim Lum do të luaj në finalen e madhe të Kupës për edicionin 2024/25.

KUPA E MAQEDONISË | ½ E FINALES (ndeshja e kthimit)

STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 1:1 (3:2 rez.përgjithshëm)

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 200

Arbitër kryesor: Bllagojçe Rallevski

Kartonë të verdhë: B.Ilievski, N. Vlajkoviç, S. Radiç (Struga Trim Lum) – R. Ëebster, A. Shala. A. Meliqi, A. Nuhija, S. Kocev, F. Ademi (Shkëndija)

FORMACIONET

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, B. Ilievski, S. Radiç, B. Krivanjeva, P. Fall (N. Vlajkoviç 64’), B. Bojku (S. Jevtoski 87’), A. Kasami, H. Ukpa (S. Spirovski 87’), M. Hamza, B. Shabani, H. Maleski (M. Radeski 64’);

Trajner: Ilço Gjorgjioski;

SHKËNDIJA: R. Jankov, S.Kocev, A. Meliqi, M. Adili, R. Ëebster, A,Nuhija, A. Alhassan, F. Ramadani, A. Shala, L. Jakupi, F. Ademi;

Trajner: Jeton Beqiri;