Fitore ndaj liderit aktual, Shkëndijës, për të ndërprerë serinë prej 3 ndeshjeve pa fitore në kampionat….
Në ndeshjen e zhvilluar në Strugë, para tifozëve tanë, neve mundëm linderin aktual, Shkëndijën me rezultatin e pastërt 3:0. Ishte kjo njëherit fitorja më e thellë e këtij edicioni në ndeshjet si vendas, aty nga gjithsej 11 ndeshje, numërojmë 7 fitore, një barazim dhe tre disfata.
Të etur për fitore, pas atyre tre disfatave të njëpasnjëshme në kampionat, djemtë tanë u vërsulën në sulm që nga starti i takimit.

Vetëm pas dy minutave lojë, dyshja Radeski-Shabani, bënë që mbrojtja “kuqezi” të trembet, derisa në minutën e 13-të, ata i shpëtoi portieri Amzai, pas goditjes me kokë të Stefan Spirovskit.
Vetëm 3 minuta më vonë regjistrojmë një super aksion, që përmes këmbëve të Bunjamin Shabanit, vijoi deri tek Marjan Radeski, goditjen e të cilit e ndali portieri i Shkëndijës, Amzai.
Ky i fundit kishte shumë fat në aksionin e rradhës të Struga Trim Lum (27’), kur goditja me kokë e Radeskit, për disa centimetra përfundoi jashtë kuadratit.
Në minutën e 33-të, regjistrojmë edhe një harkim tjetër nga krahu i majtë dhe sërish në qendër të vëmendjes ishte Radeski, para të cilit këtë herë reagoi me kohë mbrojtja e Shkëndijës.

Kështu në pushim shkuam me rezultatin e fillimit, ndërsa Radeski ishte ai që u kanos i pari në pjesën e dytë, mirëpo vetëm duke përfituar një rivënie nga këndi, pas së cilës edhe shënuam golin e avantazhit
Memetriza Hamza harkoi në shtyllën e parë, aty ku Reshat Ramadani devijoi topin vetëm deri tek këmbët e kapitenit Shabani, i cili u bllokua nga Merxhani, mirëpo topi i devijuar arriti deri tek këmbët e Sava Radiç, i cili nuk fali dhe shënoi golin e epërsisë.
Në minutën e 63-të, erdhi edhe goli i dytë, edhe atë pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, kur asistin e Shabanit brenda zonës kundërshtare, në maksimum e shfrytëzoi Radeski, që në manirin e golashënuesve të mëdhenj ngriti epërsinë e Struga Trim Lum në 2:0.
Golat e shënuar në rrjetën e mysfairëve, vetëm që na lehtësonin rrugën drejt portës kundërshtare, e ku si pasojë në minutën e 68-të, realizuam edhe golin e tretë, që erdhi sërish pas një ndërperje.

Këtë herë rivënien nga këndi i kundërt e ekzekutoi Spirovski, ndërsa më së miri në zonën kundërshtare, u gjind Sava Radiç, që në ato momente me kokë shënoi edhe golin e tretë për Struga Trim Lum dhe të dytin personal.
Deri në fund të takimit, rrjetat pushuan, ndërsa fitorja 3:0 ndaj liderit aktual, Shkëndijës, na bënë që të besojmë fuqishëm edhe për ndeshjet e rradhës, ato të rrethit të tretë, ku nuk kemi hapësirë për të gabuar.
LPFMV | Java 22
STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA 3:0
Autorë të golave: S. Radiç (51’, 68’), M. Radeski (63’)
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 1000
Arbitër kryesor: Aleksandar Grujoski
Kartonë të verdhë: M. Hamza, S. Radiç (Struga Trim Lum) – K. Qaka, M. Adili, R. Ramadani, V. Krstevski, Z. Merxhani (Shkëndija)
FORMACIONET:
STRUGA TRIM LUM: H. Stevkovski, B. Ilievski (A. Kasami 75’), S. Radiç, B. Krivanjeva (K. Ristevski 75’), P. Fall (N. Vlajkoviç 67’), B. Bojku, S. Spirovski, H. Ukpa, B, Shabani, M. Hamza, M. Radeski (L. Kehinde 75’);
Trajner: Ilço Gjorgioski
SHKËNDIJA: A. Amzai, A. Trumçi, R. Ramadani, K. Cake, B. Ibraimi, F. Ramadani (F. Ademi 58’), A. Shala (L. Jakupi 69’), Z. Merxhani, K. Qaka (A. Alhassan 69’), F. Tamba (V. Kërstevski 58’), M. Adili (A. Meliqi 81’).
Trajner: Jeton Beqiri