Na ka mjaftuar një gol në takimin derbi të javës së 14-të, për të mundur liderin e deritanishëm, Rabotniçkin. Autorë i golit doli të jetë sërish Lanre Kehinde…
Struga Trim Lum i ka shkaktuar disfatën e parë Rabotniçkit këtë edicion, edhe atë vetëm në xhiron e 14-të. Në terren vendas në fund shënuam fitore minimale 1:0, duke iu falënderuar një goli të shënuar nga sulmuesi Lanre Kehinde gjatë pjesës së parë, në të cilën mund të shënonim edhe ndonjë gol tjetër, në rast se ishim më sy çel para portës kundërshtare.
Me këtë fitore, luanët tanë tashmë janë vetëm dy pikë larg pozitës së parë, ashtu që pushimin ndërkombëtarë mund ta presim në mënyrë shumë të qetë, kjo pasi me shumë gjasa skuadra më pas do të jetë më e fortë edhe me rikthimin e kapitenit Bunjamin Shabani, i cili tashmë po punon me topin në fushën e blertë, ku ka filluar me pasime.
Stefan Jevtoski në minutën e 13-të provoi disponimin e portierit mysafir, Igor Aleksovski, që reagoi me mjaft qetësi. Të njëjtën qetësi i njëjti e ruajti edhe në minutën e 29-të, kjo pasi arbitri kryesor Dimitar Pileshkov, nuk vendosi të tregoj në pikën e bardhë, edhe pse realisht kishte një kontakt nga mbrapa ndaj mesfushorit tonë, Stefan Spirovski, që në ato momente u gjind brenda zonës kundërshtare, në kërkim të golit të avantazhit.
I njëjti nuk erdhi edhe në minutën e 33-të, kur Stefan Jevtoski nga ana e djathtë lëshoi një bombë të vërtetë, mirëpo që na buzëqeshi në aksionin e rradhës, e ku në qendër të vëmendjes ishte treshja, Ukpa-Compaore-Kehinde, me këtë të fundit që nuk fali dhe nga brendia e zonës shënoi golin e epërsisë për 1:0.
Rezultati mund të ndryshonte shumë shpejtë, që në aksionin në vijim, mirëpo goditja e Hogan Ukpa nga jashtë zonës përfundoi për disa centimetra jashtë trekëndëshit të portës mysafire.
Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim në repartin e sulmit. Vendin e golashënuesit Kehinde, e zuri Marjan Radeski, që njëherit kishte edhe tentativën e parë në këtë pjesë, kur nga zona e rreptësisë me të djathtën e tij vuri në mjaft vështirësi, Aleksovskin.
Radeski doli në skenë edhe në minutën e 56-të, këtë herë në rolin e asistuesit, kur mjaft mirë me gjoks servoi një top për Ukpa, mirëpo ky i fundit edhe pse para vetes pati një pozitë mjaft të volitshme për të shënuar, nuk i’a arriti qëllimit, ashtu që rezultati mbeti i pandryshuar.
Jevtoski, ishte futbollisti i rradhës që provoi të shënojë, me goditjet e tij të zakonshme nga distanca, derisa rastin e fundit e regjistrojmë 5 minuta para fundit, kur Ukpa në një hapësirë të vogël kombinon me Bekim Kamberin, i cili nuk arrin të shënojë nga afërsia, pasi mjaft mirë i kishte mbyllur këndin portieri kundërshtarë, Aleksovski.
PASON PAUZË NË KAMPIONAT
Për shkak ndeshjeve të përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga e Parë do të jetë në pushim, për tu rikthyer në aksion më 24 nëntor. Në kuadër të javës së 15-të do të jemi mysafir të AP Brera, ndërsa deri atëherë skuadra do të ketë kohë të mjaftueshme për tu përgatitur dhe për të punuar në një atmosferë shumë pozitive, pas tre fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat.
LIGA E PARË E MAQEDONISË – Java 14
STRUGA TRIM LUM – RABOTNIÇKI 1:0
Autorë i golit: Lanre Kehinde 34
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 1000
Arbitër kryesor: Dimitar Pileshkov
Kartonë të verdhë: S. Spirovski, H. Ukpa (Struga Trim Lum) – B. Demiri (Rabotniçki)
FORMACIONET:
Struga Trim Lum: V. Qoshevski, B. Ilievski, A. Kasami, B. Krivanjeva, N. Vlajkoviç S. Spirovski (K. Ristevski 89’), Sh. Zenku (B. Kamberi 65’), S. Jevtoski (S. Radiç, H.) Ukpa, B. Compaore, L. Kehinde (M. Radeski 46’);
Trajner: Qatip OSMANI;
Rabotniçki: I. Aleksovski, E. Belica, D. Alomeroviq, S. A. Rasheed, T. Nikolovski, D. Danev, B. Demiri, S. Lazareviq, C. Daley, A. Mazari, A. Reghba;
Trajner: Goran Staniq;