RAPORTI I NDESHJES | STRUGA TRIM LUM – GOSTIVARI 2:2

Barazim 2:2 kundër Gostivarit në ndeshjen derbi të javës së 8-të në elitën e futbollit vendor. Ishte Kehinde që shënoi golin e parë, derisa Hamziq në fundin e pjesës së parë shënoi në rrjetën e gabuar, duke bërë që neve në pushim të shkojmë me një gol epërsi. Megjithatë gjatë pjesës së dytë, mysafirët me anë të Simonovskit barazuan shifrat 5 minuta para fundit të takimit….

Struga Trim Lum dhe Gostivari barazuan 2:2 në ndeshjen derbi të javës së 8-të në elitën e futbollit vendor. Ishte ky barazimi ynë i parë në ndeshjet si vendas këtë edicion, ku deri më tani kemi regjistruar edhe 3 fitore dhe 1 disfatë.

Ndeshja nisi me matjen e forcave, derisa tentativën e parë e regjistrojmë në minutën e 14-të, kur Compaore tentoi nga distanca, mirëpo pa shkaktuar probleme për portierin mysafir. Goli erdhi në aksionin e rradhës kur në skenë ishin dy futbollistët nigerian të skuadrës tonë.

Hogan Ukpa mjaft mirë servoi një top për Lanre Kehinde brenda zonës së rreptësisë, ndërsa ky i fundit nuk fali dhe me të majtën e tij shënoi një gol mjaft të bukur për rezultat 1:0.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 24-të, ndërsa vetëm 6 minuta më pas, Compaore edhe njëherë tjetër doli në skenë, duke kërkuar të shënojë nga distanca, mirëpo sërish pa përfundimin e duhur.

Në anën tjetër mysafirët me anë të Ajdogan në minutën e 35-të shënuan golin e barazimit. Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë 45 minutave të para.

Në minutën e parë të kohës shtesë, Jevtoski nga rivënia e këndit harkoi në shtyllën e parë për  Sava Radiç, i cili me kokë devijoi topin drejt shtyllës së dytë, që më pas të përfundoj në rrjetën e Erten Ersu, i cili në ato momente u tradhëtua nga bashkëlojtari i tij, Hamziq.

Kështu në pushim shkuam me epërsinë e një goli (2:1).

Në pjesën e dytë rastet tona para portës kundërshtare ishin shumë më konkrete, mirëpo fatkeqësisht në këtë pjesë nuk arritëm të gjejmë rrugën e duhur drejt golit kundërshtarë.

Hogan Ukpa provoi goiditjen nga distanca në minutën e 52-të, mirëpo në vendin e duhur u shfaq portieri i Gostivarit. Në aksionin e rradhës ishim shumë më konkret dhe mund të shënonim golin e dytë, mirëpo Kamberi nuk reagoi më shpejtë, duke i lejuar portierit mysafir për ti mbyllur këndin dhe për të mos e lejuar atë për të shënuar golin e parë edhe në kampionat, pas atij ndaj Slloga Vinicës në kuadër të Kupës.

Me kalimin e kohës skuadra merrte më shumë krahë, teksa në disa momente golin e kërkonim edhe përmes futbollistëve mbrojtës, që transferoheshin në zonën kundërshtare. Kështu në minutën e 65-të, pas një rivënie nga këndi, Compaore pasi nuk arriti të godiste më fuqishëm topin me kokë, bëri që i njëjti të përfundoj deri te këmbët e Sava Radiç, i cili tentoi për të shënuar në mënyrë akrobatike, mirëpo edhe njëherë tjetër me mjaft sukses doli të intervenojë portieri Ersu.

Ky i fundit në minutën e 73-të kishte një aleat të paluhatshëm në shtyllën e tij të majtë, pas predhës së vërtetë që lëshoi Lanre Kehinde.

Nigeriani u shfaq i rrezikshëm edhe 4 minuta më vonë, mirëpo këtë herë ndodhej në pozitë jashtë loje edhe pse me sukses edhe njëherë tjetër kishte reaguar portieri i Gostivarit, i cili edhe sot, njëjtë sikurse kundër Shkëndijës ishte në nivelin e duhur.

Në të njëjtën nivel, mund të thuhet se ishte edhe portieri ynë, Vedran Qoshevski, i cili në disa raste bënte super intervenime para futbollistëve të Gostivarit, duke mos lejuar që të shënojnë edhe ndonjë gol tjetër, mirëpo duke mos mundur të ndalonte edhe goditjen precize me kokë të Marko Simonovskit në minutën e 85-të.

Ishte ky njëherit goli i vetëm gjatë pjesës së dytë për barazim të rezultatit në 2:2, mirëpo që i njëjti solli shumë polemika, por edhe tollovi në taborin e të dyja skuadrave, sidomos atyre që ndodheshin në bankinë, e ku si rezultat arbitri kryesor tregoi edhe disa kartonë të kuq në të dyja anët.

Shkas për një tollovi të tillë ishte dëmtimi i mesfushorit Hogan Ukpa, i cili paraprakisht ishte shtrirë në fushë, mirëpo edhe pse kishte elemente për ndërperjen e lojës nga ana e skuadrës mysafire, pasi topi në ato momente ishte në duart e portierit Erten Ersu, ky i fundit nuk bëri një gjë të tillë, por servoi topin për Mbende, që më pas nga i njëjti aksion të vie edhe goli i barazimit.

Ishte ky barazimi i parë kundër Gostivarit në ndeshjet e deritanishme në Ligën e Parë, aty ku deri më tani numëronim dy fitore dhe një disfatë.

Ndeshjen e rradhës do ta zhvillojmë javën e ardhshme (5 tetor) kundër Vardarit në Shkup.

________________________________________________________________________________________________________________

LIGA E PARË E MAQEDONISË – Java 8

STRUGA TRIM LUM – GOSTIVARI 2:2

Autorë të golave: L. Kehinde 23’, Hamziq 45+1’ (a.g)

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 1500

Arbitër Kryesor: Marjan Mlladenovski

Kartonë të verdhë: V. Qoshevski, B. Compaore, B. Krivanjeva, S. Jevtoski, S. Radiç (Struga Trim Lum) – K. Çeshemexhiev (Gostivari)

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, B. Ilievski (A. Vosha 88’), S. Radiç, B. Krivanjeva, A. Kasami ©, S. Jevtoski, H. Ukpa (M. Takahara 88’), B. Kamberi, B. Compaore, M. Radeski (S. Spirovski 69’), L. Kehinde;

Trajner: Qatip OSMANI;

GOSTIVARI:  E. Ersu, M. Murati, M. Hamziq, E. Mbende, F. Zuka, Z. Husmani, A. Oguzhan, A. Diatta, A. Potuk, Aldair, M. Simonovski;

Trajner: Muarem Muarem;