3 ndeshje, 3 fitore në ndeshjet si vendas këtë fillim sezoni, duke figuruar sërish lartë në tabelën e klasifikimit para pauzës dy javore që pason për shkak ndeshjeve të përfaqësueses futbollistike të vendit tonë në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sot para tifozëve tanë mundëm AP Brera me shifrat 2:0…
Struga Trim Lum e dominoi në tërësi ndeshjen kundër AP Brera, megjithëse u desh pak kohë që të hapeshin hapësira në mbrojtjen e skuadrës mysafire. Pas disa kombinimeve të shpeshta dhe të sakta, përmes të cilave arritëm deri në zonën kundërshtare në minutën e 9-të, Marjan Radeski doli të luaj me dorë, duke humbur mundësinë për të rrezikuar portën e mysafirëve nga Strumica.
Një lëvizje e bukur në krahun e djathtë nga ana e Bekim Kamberit i mundësoi sulmuesit Lanre Kehinde për të dalë në pah, mirëpo pa arritur të shënojë.
Sulmuesi nigerian në aksionin e rradhës iu afrua shumë golit, mirëpo ishte traverza ajo që nuk e lejoi gëzimin e tij.
Ekipi ynë vazhdojë të kontrollojë lojën dhe të kërkojë golin e epërsisë, mirëpo mysafirët me vetëdije në këtë periudhë dolën të jenë shumë më të ashpër, e ku si rezultat në minutën e fundit të pjesës së parë, mbrojtësi serb Laziç u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë.
Trajneri i AP Brera, Bojan Krulj në fillimin e pjesës së dytë bëri një zëvendësim, duke larguar nga loja Antonio Kalanoskin, ndërsa në vend të tij u inkuadrua sulmuesi serb, Ivkoviç. Në anën tjetër trajneri ynë i kënaqur nga loja e shfaqur për gjatë 45 minutave të para, nuk u vendos për ndonjë ndryshim në formacion, pasi kishte besim të plotë që goli do të vie.
I pari që u kanos në këtë pjesë ishet Marjan Radeski, kur me kokë mjaft mirë reagoi brenda zonës kundërshtare, mirëpo topi nuk gjeti cakun e duhur.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 59-të, Stefan Jevtoski tentoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo pa arritur që të gjejë kuadratin e portës.
Vetëm disa sekonda më pas në skenë sërish doli Lanre Kehinde, mirëpo goditjen e tij me kokë e ndali portieri mysafir, Kupanov, i cili megjithatë kapituloi në minutën e 64-të përballë Stefan Jevtoskit, i cili shënoi golin e epërsisë, kur sërish provoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo këtë herë dukshëm më i saktë se rastin paraprak.
Tifozët tanë duke qenë ende në festë pas golit të Jevtoskit, në minutën e 70-të festuan edhe golin e dytë, që këtë herë e realizoi Lanre Kehinde. Sulmuesi nga Nigeria përfitoi nga një super slalom i Besart Krivanjevës në krahun e majtë, teksa pasi doli i vetmuar para portës kundërshtare nuk fali dhe shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve.
Pas këtij goli skuadra frymoi edhe më lirshëm, duke administruar mjaft mirë minutat e mbetura, edhe pse rezultati mund të ishte edhe më i thellë në rast se rezervisti, Flamur Tairi në minutën e tretë shtesë do të ishte më i saktë në tentativën e tij që me parabolë të shënojë në rrjetën e Kupanov.
Në fund fitore 2:0, që njëherit ishte edhe e treta nga po aq ndeshje të zhvilluara në stadiumin tonë, aty ku para AP Brera, ishin dorëzuar edhe Tikveshi dhe Besa.
Për shkak ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në garat e Ligës së Kombeve, pason një pauzë dy javore, që do të jetë e mirëseardhur për ekipin pas gjithë atyre ndeshjeve, përfshirë këtu edhe ato europiane.
LPFMV | Java 4
STRUGA TRIM LUM – AP BRERA 2:0
Autorë të golave: Stefan Jevtoski 64’ Lanre Kehinde 75’
Stadiumi i qytetit: Strugë
Shikues: 500
Arbitër Kryesor: Krumisllav Gjorgiev
Kartonë të verdhë: M. Radeski, H. Maleski (Struga Trim Lum) – Kauan, D.Laziç, D. Stojkov
Kartonë i kuq: D. Laziç (dy kartonë të verdhë)
FORMACIONET
STRUGA TRIM LUM: H. Stevkovski, B. Ilievski, S. Radiç, B. Krivanjeva, A. Kasami, S. Jevtoski (S. Spirovski 79’), H. Ukpa, B. Kamberi, B. Shabani (H. Maleski 41’), M. Radeski (Sh. Zenku89’), L. Kehinde (M. Takahara 89’);
________________________________________________________________________________________________________________
AP BRERA: F. Kupanov, A.Arizanovski, G. Jankullov, A. Kalanoski, Kauan, D. Laziç, R. Mato, D. Milovanoviq, M. Ristovski, D. Stojkov, D. Todorovski;