Rikthimi në kampionat solli takimin e javës së tretë kundër AP Brera, ndaj së cilës skuadër në fund pësuam disfatë 1:2. Takimin e nisëm me një formacion ndryshe, kjo edhe për shkak ngarkesës së ndeshjeve europiane, e që e rradhës na pret të enjtën në Ohër….
Rikthimi në kampionat pas aventurës shumë të suksesshme që vazhdojmë ta kemi në arenën europiane, na detyroi që ndeshjen e xhiros së tretë ta zhvillojmë një ditë më vonë nga ndeshjet tjera dhe me shumë ndryshime në formacion.
Një vendim i pritur ky nga ana e trajnerit, nëse kemi parasysh ngarkesën e ndeshjeve europiane, ku brenda një muaji kemi zhvilluar plotë 7 ndeshje.
Përballë sot kishim ekipin e AP Brera nga Strumica, ndaj së cilës skuadër në fund pësuam disfata 1:2. Tek rezultati mund të ndikojnë edhe zëvendësimet e shumta, për të cilat ishte vendosur trajneri që nga fillimi i takimit, e ku pjesa e parë rezultoi të jetë shumë e dobët.
Në portë ishte Raif Mirseloski, ndërsa para tij treshja mbrojtëse, Neziri, Krivanjeva dhe Kasami. Jahja, Georgievski, Tairi dhe Maliqi u vendosën në mesfushë, ndërsa Hogan Ukpa prapa dyshes sulmuese Radeski-Jaroviç.
Ky i fundit kishte edhe rastin e parë për ekipin tonë, mirëpo goditja e tij me kokë nga afër 5-metërshit të portierit mysafir u devijua në rivënie nga këndi.
Pasoi një lojë jo edhe atraktive nga ana e të dyja skuadrave, me miqtë që shfrytëzyan një mundësi në minutën e 27-të dhe me anë të Vane Krstevskit në pushim shkuan me një gol epërsi.
Pjesa e dytë nisi me shumë zëvendësime në rradhët e skuadrës tonë, e që dhanë rezultat shumë shpejtë, sidomos inkuadrimi i Besart Ibraimit, i cili brenda 10 minutave të parë në këtë pjesë kishte 4 tentativa për të shënuar, 3 prej të cilëve nga distanca dhe një nga afërsia në minutën e 53-të, kur edhe shënoi golin e barazimit.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas, Ibraimi sërish doli në skenë. Këtë herë pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë, bëri gjithçka mirë në zonën kundërshtare, duke përfituar edhe hapësirën e duhur për të goditur, këtë herë me të majtën e tij, mirëpo Alçevski devijoi topin në rivënie nga këndi.
Mysafirët në aksionin e rradhës, në tentativën e tyre të parë në pjesën e dytë arritën të shënojnë edhe golin e dytë në rrjetën e Mirseloskit. Italiani Ribaudo harkoi nga rivënia e këndit, ndërsa aty brenda zonës kapiteni Vrdoljak shënoi për 1:2.
E gjithë kjo situatë ndodhi në minutën e 71-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas në anën tjetër Ibraimi nga gjuajtja e lirë vuri në mjaft vështirësi portierin kundërshtarë, i cili grushtoi topin, duke shpëtuar rrjetën e tij.
Ibraimi edhe në minutën e 81-të ishte shumë pranë golit, mirëpo goditja e tij sërish u ndal nga portieri mysafir. Në këtë rast, Ibraimi kishte edhe zgjidhje tjera, pasi shumë pranë tij me portën bosh, ishte Bekim Kamberi.
Besart Ibraimi deri në fund të takimit tentoi edhe dy herë të tjera të mposhtë portierin Alçevski, njëjtë sikurse edhe Krivanjeva, tentative e të cilit u devijua në rivënie nga këndi, pas ekzekutimit të së cilës, arbitri kryesor tregoi edhe fundin e takimit.
______________________________________________________________________________________________________________
SHPËTIM DURO PËSON DISFATËN E PARË NË NDESHJET KAMPIONALE
Disfata e sotme kundër Akademia Pandev (1:2), ishte e para për trajnerin Shpëtim Duro në krye të skuadrës së Struga Trim Lum. Duro e udhëhoqi ekipin në 12 ndeshje kampionale, duke regjistruar 10 fitore dhe 2 barazime.
______________________________________________________________________________________________________________
DEBUTOJNË KAMBERI DHE GEORGIEVSKI
Në ndeshjen kundër AP Brera Strumica debutuan dy prurjet e fundit, Hristian Georigievski dhe Bekim Kamberi. Georgievski e nisi ndeshje si titullarë, për tu zëvendësuar në minutën e 78-të, pikërisht nga Kamberi.
Bekim Kamberi është futbollistë vetëm 19-vjeç dhe i njëjti te Struga Trim Lum vjen nga Danimarka, aty ku kishte luajtur me ekipin U19 të Hellerup IK, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe tek Brondby, ndërkohë sa i përket Hristijan Georgievskit, ky i fundit është produkt i Rabotniçkit, nga e cila skuadër janarin e vitit 2021 ishte transferuar në Hungari te skuadra U19 e MTK, për tu rikthyer sërish në futbollin vendor shtatorin e vitit 2022, duke luajtur për një periudhë të shkurtër me Skopjen dhe më pas edhe me Sileksin.
________________________________________________________________________________________________________________
STRUGA TRIM LUM – AP BRERA (0:1) 1:2
Stadiumi i qytetit – Strugë
Shikues 1.000
Arbitër kryesor: Krumisllav Gjorgjiev (Shtip)
STRUGA TRIM LUM: R. Mirseloski, M. Neziri, B. Krivanjeva, A. Kasami; A. Jahja, H. Georgievski (B. Kamberi), F. Tairi (B. Bojku), E. Maliqi; H. Ukpa (B. Shabani), Radeski (M.Mazrekaj), Jaroviç (B. Ibraimi)
Golat: B. Ibraimi (53’) – V. Krstevski (26’), m. Vrdoljak (71’)
________________________________________________________________________________________________________________