Disfatë edhe në ndeshjen e tretë pranverore, këtë herë në udhëtim te Sileksi në Kratovë. Është kjo një nga seritë më negative të skuadrës tonë, pas dy super edicioneve ku shpalleshim kampion të Maqedonisë…
Vjen edhe disfata e tretë, këtë herë me në krye trajnerin Ilço Gjorgjioski. Pas dy disfatave të njëpasnjëshme ndaj Gostivarit dhe Vardarit, sot ekipi ynë u dorëzua përballë Sileksit.
3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i takimit të zhvilluar në Kratovë, edhe përkundër faktit se ishim neve të parët që u kanosëm përmes sulmuesit Marjan Radeski.

Pas një mosmarrëveshje në repartin e mbrojtjes midis Bojan Ilievskit dhe Sava Radiç, ekipi vendas përfitoi nga rasti duke shënuar përmes Hrvanoviç.
Mbrojtja jonë dështoi edhe në minutën e 22-të, kur shumë dobët reagoi para sulmuesit kundërshtarë, Marong, që në ato momente ngriti epërsinë në 2:0.
Pasoi një periudhë e lojës më stabile në rradhët e skuadrës tonë, e që rezultoi me golin e shënuar në minutën e 35-të nga ana e Bojan Ilievskit.
Edhe pjesa e dytë nuk nisi mirë për skuadrën tonë, e ku sërish për fajin e mbrojtjes pësojmë edhe golin e tretë.
Vendasit pa asnjë farë presioni ekzekutuan goditjen nga këndi, ku pas një kombinimi mes Marong dhe Dodev, topi arriti brenda zonës për Hrvanoviç, i cili duke gjetur hapësirën e duhur ktheu topin brenda 5-metërshit të Qoshevskit, që u mposht edhe për herë të tretë, këtë herë nga sulmuesi Adi Aliç.
Pas këtij goli, Sileksi vendosi të mbrohet, duke na e vështirësuar edhe më shumë punën drejt golit të tyre. Kehinde ishte ai i cili tentoi me kokë në minutën e 59-të, duke vënë në mjaft vështirësi portierin vendas, Xhekov, i cili reagoi mjaft mirë edhe në minutën e 68-të, kur Zenku lëshoi një predhë të vërtetë nga brendia e zonës.

Pasoi një periudhë ku skuadra jonë edhe përkundër inciativës që kishte nuk prodhoi raste për gol për plotë 20 minuta, teksa një goditje e fuqishme nga distanca e Bojan Ilievskit, vendosi në mjaft vështirësi portierin Xhekov, që devijoi topin në rivënie nga këndi.
Në minutën e 89-të, Xhekov sërish morri duartrokitjet e publikut, kur intervenoi në mënyrë të shkëlqyer pas goditjes së Kehinde, derisa në vazhdim të aksionit i njëjti kishte fat, pasi goditja e fuqishme e Memetriza Hamza përfundoi vetëm jashtë kuadratit.
Autori i golit të vetëm për skuadrën tonë, Bojan Ilievski, lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca në minutën e 93-të, mirëpo sërish në element doli të jetë portieri vendas Xhekov, që mbeti i pamposhtur edhe në aksionin e rradhës kur Kehinde provoi të shënojë me gërshërë, por pa arritur qëllimin.

TRAJNERI GJORGJIOSKI DEBUTON ME DISFATË
Në ndeshjen e sotme kundër Sileksit në bankinën e Struga Trim Lum debutoi trajneri Ilço Gjorgjioski. Ky i fundit ditë më parë morri përgjegjësinë për të udhëhequr skuadrën tonë deri në fund të sezonit, duke zëvendësuar Qatip Osmanin.
Ishte kjo vetëm ndeshja e tij e parë si kryetrajner i Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti nuk ka kohë shumë për kalkulime, pasi të mëkurën na pret ndeshja e rradhës kampionale, ajo kundër Shkëndijës.
Një ndeshje tjetër derbi në vazhdimësi në këtë fillim të stinorit pranveror, që nuk ka nisur aspak mbarë për skuadrën tonë.
NDESHJA E RRADHËS
Ndeshjet kampionale vazhdojnë në mesjavë, derisa Struga Trim Lum për kundërshtarë do të ketë Shkëndijën. Është kjo një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, që ka mundësinë të dëshmohet mu në momentet më të vështira.
Ndeshja Struga Trim Lum – Shkëndija në program është të mërkurën (5 mars) në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 14:00.
LPFMV | Java 21
SILEKSI – STRUGA TRIM LUM 3:1
Autorë i golit: B. Ilievski 35’
Stadiumi i Qytetit: Kratovë
Shikues: 500
Arbitër Kryesor: Stojan Trpçevski
Kartonë të verdhë: D. Angjeleski, D. Dodev, I. Donov (Sileksi) – B. Compaore, Maudo, Sh.Zenku, B. Krivanjeva (Struga Trim Lum)
FORMACIONET:
SILEKSI: L. Xhekov, D. Angjeleski, I. Donov, I. Subert, B. Rajkov, M. Nikoliç, K. Eftimov, D. Dodev, A. Hrvanoviç, U. Marong, A. Aliç;
Trajner: A. Vasoski;
STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, B. Ilievski, Maudo, S. Radiç, B. Krivanjeva (P. Fall 69’) , H. Ukpa (B. Compaore 87’) , S. Jevtoski (H. Maleski 69’), Sh. Zenku (M. Hamza 87’), B. Bojku (S. Spirovski 69’), M. Radeski, L. Kehinde;
Trajner: Ilço Gjorgjioski;