RAPORTI I NDESHJES | SHKËNDIJA – STRUGA TRIM LUM 1:1

Rikthehemi të pamposhtur nga Tetova, aty ku sot zhvilluam takimin e vlefshëm të javës së 11-të kundër Shkëndijës. 1:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë, mes shumë polemikash…

Struga Trim Lum barazoi 1:1 në transfertën e vështirë në Tetovë përballë Shkëndijës, ndeshje kjo që u mbyll mes shumë polemikash.

Gjithçka nisi me minutën e 30-të, dhe ajo penalti e treguar nga arbitri kryesor, i cili një vendim të tillë morri vetëm pas shenjës së ndihmësit të tij, i cili në pjesën e dytë, madje na mohoi një gol të pastërt, që erdhi me autorë, Nikola Vlajkoviç.

Megjithatë, gjitha këto dilema, do mbeten vetëm si shënim, pasi në fund nga Tetova duheshe që të kënaqemi me vetëm një pikë.

Ishte kjo ndeshja e pestë, nga gjithsej nëntë që nuk pësojmë ndaj Shkëndijës në ndeshjet në transfertë dhe barazimi i parë, pas atyre 4 fitoreve.

Ndeshja nisi me një tentativë të Jevtoskit, por që u bllokua nga mbrojtja vendase, njëjtë sikurse edhe tentativa e Spirovskit, teksa në minutën e 11-të dy super intervenimet e Qoshevskit bënë që rezultati të mos ndryshojë.

Mirëpo kështu ishte vetëm deri në minutën e 30-të, kur pas kontaktit inekzsitues ndaj Ibraimit, arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë për Shkëndijën. Ishte vetë Ibraimi që morri përgjegjësinë dhe shënoi në ato momente për avantazhin e Shkëndijës.

Si duket duheshe që të pranojmë gol, që skuadra të reagojë. Prej minutës së 35-të deri në të 37-tën regjistrojmë tre raste të njëpasnjëshme. Jevtoski direkt nga gjuajtja e lirë, nga një pozitë gjysmëkëndi vendosi në mjaft vështirësi portierin vendas, i cili në ato momente devijoi topin në  rivënie nga këndi.

Pas ekzekutimit të rivënies nga këndi Kehinde tentoi me kokë, por reagoi mbrojtja vendase, ndërsa në vazhdim të aksionit goditjen bombë të Compaore nga afërsia në mënyrë të shkëlqyer e ndali portieri, Amzai.

Kehinde u shfaq i rrezikshëm edhe në minutën e 39-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas ishim shumë pranë golit të barazimit, mirëpo fillimisht traverza i buzëqeshi mbrojtësit vendas, Adili, që në ato momente mund të shënonte një autogol atraktiv me kokë, njëjtë sikurse edhe Compaore, që mjaft mirë reagoi në topin e devijuart, mirëpo që goditja e tij përfundoi vetëm mbi portë, njëjtë sikurse edhe ajo e minutave shtesë, kur vendosi të godas nga distanca.

Struga Trim Lum tentoi e para për të shënuar edhe në pjesën e dytë, kur sërish në skenë doli, Compaore, mirëpo i vëmendshëm ishte Amzai. Në minutën e 51-të i’a dolëm edhe të shënojmë përmes Vlajkoviç, mirëpo gëzimin e tij e ndaloi arbitri anësor, që në ato momente kishte treguar pozitë jashtëloje.

Nga video inçizimet e realizuara nga vetë FFM, rezulton se ky gol nuk kishte të bëjë me një gjë të tillë, duke u dëmtuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në këtë rast skuadra jonë. Pas lëvizjeve të bukura, Ukpa edhe më mirë pasoi në zbrastirë për futbollistin tonë të krahut, Vlajkoviç, i cili me të djathtën e tij në ato momente arriti që të mposht portierin vendas, mirëpo që fatkeqësisht rezultati nuk ndryshoi, kjo për fajin e arbitrit anësor.

I rradhës që tentoi për të shënuar ishte Kamberi, mirëpo pa arritur cakun e duhur, edhe atë në dy tentativa të njëpasnjëshme.

Një super lëvizje e Kehinde në minutën e 63-të brenda zonës kundërshtare, përfundoi vetëm një rrjetën e jashtme të portierit Amzai, i cili në minutën e 72-të kapituloi para nigerianit, që në ato momente barazoi shifrat në 1:1. Ishte ky goli i 5-të këtë edicion për Kehinde, që u festua në mënyrë të veçantë, ndërsa e gjithë kjo kishte një arsye: “Goli ishte për mbesën time të vogël. Ajo më kërkoi që të festoja për të, ndërsa unë e mendova kështu, duke bërë diçka të re dhe unike. Isha i sigurtë që do të shënoja kundër tyre kështu që gjithçka ishte përgatitur paraprakisht”.

Pasi arritëm të vendosim barazpeshë në rezultat, skuadra bënte shumë mirë në mesfushë, ndërsa pikërisht përmes mesfushorëve tanë, Ukpa dhe atij ofenziv, Compaore tentuam për të shënuar edhe njëherë tjetër përmes goditjeve nga distanca, por pa arritur finalizimin e duhur.

Në fund barazim 1:1 kundër Shkëndijës në Tetovë, që na bënë të mendojmë pozitivisht edhe për ndeshjen e rradhës, që sërish do ta luajmë në transfertë, këtë herë kundër Tikveshit në Kavadar.

Me këtë ndeshje starton pjesa e dytë e sezonit, nga gjithsej 3 etapa, ndeshje kjo që në program është të mërkurën e 30 tetorit.

________________________________________________________________________________________________________________

LIGA E PARË E MAQEDONISËJava 11

SHKËNDIJA – STRUGA TRIM LUM 1:1 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Shikues: 4000

Golashënues: B. Ibraimi 31’ pen. (Shkëndija) – L. Kehinde 73’ (Struga Trim Lum)

Arbitër: Stojançe Trpçevski (Kavadar)

Kartonë të verdhë: A. Shala, K. Cake, M. Adili, R. Ramadani (Shkëndija) – L. Kehinde, S. Jevtoski, H. Ukpa, M. Takahara (Struga Trim Lum)

FORMACIONET

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, Cake, Adili, Merxhani, R. Ramadani, Alhassan (Jakupi 89’), Latifi (F. Ramadani 58’), Ibraimi (c), Shala, Ademi (Qaka 74’).

Trajner: Jeton Beqiri;

STRUGA TRIM LUM: Kjoshevski, Vlajkoviq, Ilievski (Radiç 86’), Spirovski, Kehinde, Krivanjeva, Zenku (Kamberi 35’), Kasami (c), Upka, Kompaore, Jevtoski (Takahara 66’).

Trajner: Qatip Osmani;