Rikthehemi me fitore nga transferta në Shkup përballë Rabotniçkit. Vendosi goli i Hogan Ukpa në minutën e 54-të…
Një gol i shënuar nga Hogan Ukpa na siguroi tre pikë shumë të rëndësishme në kampionat, aty ku deri në fund do të luftojmë për një vend që na dërgon në Europë. Këtë të fundit do e kërkojmë edhe përmes Kupës, aty ku jemi në avantazh nga ndeshja e parë gjysmëfinale kundër Shkëndijës, teksa fitorja e sotme në Shkup ndaj Rabotniçkit, ishte një vazhdimësi pozitive, kur janë në pyetje rezultatet.
Goli erdhi në minutën e 9-të të pjesës së dytë, edhe atë duke përfituar nga një mos koordinim të futbollistëve vendas me në krye portierin Aleksovski. Ky i fundit në tentativë për të degazhuar në krahun e majtë për bashkëlojtarin e tij, Din Alomeroviq, gjeti vetëm mbrojtësin tonë të krahut të djathtë, Nikola Vlajkoviç, i cili pasoi për Compaore, ndërsa ky i fundit mjaft mirë gjeti brenda zonës nigerianin, Hogan Ukpa, i cili nuk fali dhe me kokë shënoi për 1:0.
Ishte ky momenti më i bukur që ndodhi deri në ato momente, pas një pjese të parë shumë taktizuese nga ana e të dyja skuadrave, por edhe i gjithë takimit, që deri në fund nuk prodhoi edhe ndonjë gol tjetër.
Pas këtij goli, Vlajkoviç nga krahu i djathtë edhe njëherë bëri mirë, duke harkuar në zonë për Compaore, mirëpo goditja e këtij të fundit me kokë, përfundoi vetëm jashtë kuadrantit.
Vetëm disa sekonda pasi u inkuadruan në lojë, dyshja Maleski-Radeski u kanosën para portës kundërshtare, mirëpo arbitri kryesor në ato momente tregoi goditje dënimi në favor të vendasve.
Rabotniçki tentoi fare në fund për të barazuar, mirëpo në dy raste konkrete të të njëjtit aksion, futbollistët tanë mjaft mirë bllokuan goditjet e tyre.
Kjo fitore vjen në momentin e duhur, për të ngritur edhe më shumë moralin dhe vetëbesimin e futbollistëve, që në 6 xhirot e fundit do të tentojnë të marrin maksimumin, e që në fund do të na shpërblehej ndoshta edhe me një prezantim tjetër dinjitoz të skuadrës në arenën ndërkombëtare.
LPFMV | Java 27
RABOTNIÇKI – STRUGA TRIM LUM 0:1
Autorë i golit: Hogan Ukpa
Stadiumi i qytetit, Shkup
Shikues: 500
Arbitër Kryesor: Benjamin Kerimi
Kartonë të verdhë: L. Robakidze (Rabotniçki) – H. Ukpa, H. Maleski, B. Krivanjeva (STL)
FORMACIONET:
Rabotniçki: I. Aleksovski, D. Alomeroviç, S. Rashid, E. Belica, D. Danev, B. Demiri, M. Dimitrievski, N. Manojlov, M. Angelov, T. Nikolovski, A. Gando;
Trajner: Goran STANIQ;
Struga Trim Lum: V. Qoshevski, N. Vlajkoviç, B. Ilievski, B. Krivanjeva, S. Radiç, A. Kasami, H. Ukpa (B. Bojku 62’), S.Jevtoski (M. Radeski 71’), B. Shabani (S. Spirovski 88’), M. Hamza, B. Compaore (H.Maleski 71’);
Trajner: Ilço GJORGJIOSKI;