RAPORTI I NDESHJES | LK, PYUNIK – STRUGA TRIM LUM 3:1

Aventurën europiane këtë vit e mbyllim që në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Ohër, sot në ndeshjen e kthimit në Jerevan pësuam disfatë 3:1 përballë Pyunik, skuadër kjo që golin e kualifikimit e shënoi vetëm në minutën e 96-të…

Një gol i shënuar vetëm në minutën e 96-të bëri që aventurën europiane këtë edicion ta mbyllim që në turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës. Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë në Ohër, sot në ndeshjen kthyese, Struga Trim Lum pësoi disfatë 3:1 përballë Pyunik, skuadër kjo që në këtë mënyrë vijon garat në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Fillimi i pjesës së parë ishte shumë i dobët për skuadrën tonë, sidomos në vijën e fundit, aty ku ndoshta mungoi edhe rreshtimi i duhur nga ana e trajnerit Qatip Osmani.

Kësisoj vendasit na ndëshkuan vetëm pas 16 minutave lojë, kur Deble nga brendia e zonës, i ndihmuar edhe nga portieri Dujmoviç, shënoi për 1:0.

Tentativën e parë të skuadrës tonë e regjistruam në minutën e 26-të, kur bombën e Besart Ibraimit, portieri vendas e devijoi në rivënie nga këndi. Ishin këto shenjat e para pozitive të skuadrës, që duheshe të pësoj ndryshim në formacion në minutën e 29-të, kur në vend të Stefan Spirovskit, në lojë u inkuadrua Bojan Ilievski.

Në minutën e 38-të, Bunjamin Shabani në pamundësi për të kombinuar me Besart Ibraimin, pasoi për Ard Kasamin para zonës kundërshtare, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi drejt në duart e portierit kundërshtarë.

Kur u mendua se loja jonë po stabilizohet, një minutë para fundit të pjesës së parë, sërish pas një pakujdesie në mbrojtje, pësuam golin e dytë.

Arbitri kishte treguar 5 minuta shtesë në pjesën e parë, e që në tërësi floën për skuadrën tonë, që në ato momente arriti të shënojë edhe golin e vetëm të këtij takimi.

Fillimisht Lanre Kehinde tentoi me kokë në minutën e 48-të, mirëpo pa sukses, ndërsa në aksionin e rradhës, pas një kundërsulmi të shpejtë të udhëhequr nga Bunjamin Shabani, goleadori Besart Ibraimi në manirin e golashënuesve të mëdhenj shënoi për 2:1.

Shumë pak mungonte që në minutën e 51-të, të shënojmë edhe golin e barazimit, kur pas një rivënie nga këndi, mbrojtësi Bojan Ilievski nuk shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit vendas, duke mos arritur të shënojë në rrjetën e zbrazët.

Kështu pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:1 në favor të Pyunik, rezultat ky identik me atë nga ndeshja e parë në Ohër, kur i njëjti fliste në anën tonë.

Trajneri Osmani në fillimin e pjesës së dytë u vendos për Marjan Radeskin në sulm, duke larguar mesfushorin Hogan Ukpa. Inkuadrimi i tij në lojë dha fryt, pasi fillimi i kësaj pjese na takoi neve si skuadër me Ibraimin që tentoi me të majtën e tij dhe Radeskit, që goditi fuqishëm nga rreth 20 metra, mirëpo goditja e tij përfundoi për disa centimetra jashtë kornizave të golit.

Pasoi një periudhë e zbehtë e lojës nga ana e të dyja skuadrave, me shumë pasime dhe gabime në mesfushë, por edhe tentativa nga largësia. Këtu duhet veçuar dy predhat e Besart Ibraimit në minutat 74 dhe 80, mirëpo që nuk gjetën cakun e duhur, derisa vendasit na ndëshkuan fare në fund.

Kur ndoshta edhe arbitri po përgatitej për ti rënë bylbylit të tij për fundin e takimit, në sekondat e para që kishin kaluar edhe 5 minutat e treguara shtesë, Pyunik shënoi golin e tretë, duke na ndëshkuar rëndë, kjo për faktin se më nuk kishte kohë për një rikthim të mundshëm.

Kështu me një rezultat të përgjithshëm 4:3, mbyllim dyluftimin ndaj kampionëve të Armenisë, të cilët vazhdojnë garat në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

________________________________________________________________________________________________________________

𝐔𝐄𝐅𝐀 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐏𝐀 𝐂𝐎𝐍𝐅𝐄𝐑𝐄𝐍𝐂𝐄 𝐋𝐄𝐀𝐆𝐔𝐄 | 𝐓𝐔𝐑𝐈 𝐈𝐈

Ndeshja e dytë

PYUNIK – STRUGA TRIM LUM  3:1

Autorë të golave: S. Deble 16’, M. Kovalenko 44’, 90+6’ (Pyunik) – B. Ibraimi 45+4’ (Struga Trim Lum)

Arbitër kryesor: S. Kringstad (Norvegji)

Kartonë të verdhë: M. Maia, S. Deble, M. Vilella, James (Pyunik) – K. Ristevski, B. Ibraimi, A. Kasami, (Struga Trim Lum)

FORMACIONET:

PYUNIK: Avagyan, Deble, Cociuc, James, Maia, Alemao, Otubanjo, Vilella, Juninho, Kovalenko, Voskanyan

STRUGA TRIM LUM: F. Dujmoviç, S. Spirovski (B. ilievski 29’), S. Radiç, B. Krivanjeva, N. Vlajkoviç, H. Ukpa (M. Radeski 46’), A. Kasami, K. Ristevski (A. Vosha 64’), B. Shabani, B. Ibraimi, L. Kehinde (H. Maleski 83’);

________________________________________________________________________________________________________________

TË DHËNAT STATISTIKORE:

Posedimi i topit

Pyunik 68% –  Struga Trim Lum 32%

Gjithsej goditje

Pyunik 15 – Struga Trim Lum 10

Goditje brenda kuadrantit

Pyunik 9 – Struga Trim Lum 4

Goditje jashtë kuadrantit

Pyunik 4 – Struga Trim Lum 5

Goditje të bllokuara

Pyunik 2 – Struga Trim Lum 1

Rivënie nga këndi

Pyunik 3 – Struga Trim Lum 4

Pozicion jashtëloje

Pyunik  1 – Struga Trim Lum 1

Pritje të portierëve

Pyunik 3 – Struga Trim Lum 6

Goditje dënimi

Pyunik  14 – Struga Trim Lum 18

Kartonë të verdhë

Pyunik 4 – Struga Trim Lum 3

Sulme

Pyunik 153 – Struga Trim Lum  111

Sulme të rrezikshme

Pyunik 113 – Struga Trim Lum 47