Golashënuesi më i mirë i skuadrës, Marjan Radeski, ka folur në prag të takimit të javës së 22-të kundër Makedonija GJ.P. Ai ka respekte për skuadrën shkupjane, mirëpo i njëjti beson se me një angazhim maksimal të skuadrës, pikët do të mbeten në Strugë….
Makedonija Gj.P është kundërshtari ynë i rradhës në kampionat, aty ku sërish figurojmë lartë dhe jemi në garë të ngushtë për titullin e kampionit. Pikërisht ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme, kjo për faktin se vendos shumë gjëra për rrethin e tretë final, aty ku me shumë gjasa deri në fund, ashtu si edhe vitin e kaluar, titullin kampion do ta diskutojmë me FC Shkupin dhe Shkëndijën.
Ndërkohë sa i përket takimit të rradhës, atë të javës së 22-të, kundër Makedonija GJ.P, ka folur golashënuesi ynë më i mirë, Marjan Radeski.
“Respekte për kundërshtarin tonë të rradhës, Makedonija Gj.P, por qëllimet tona janë shumë të qarta. Luajmë për fitores, përmes së cilës shpresojmë të nisim një seri të re të fitoreve. Kuptohet, një gjë e tillë do të varet nga vetë ne dhe nga ajo se si do funksionojmë në terren. Nëse neve luajmë atë që mirremi vesh para ndeshjes me stafin teknik, mendoj se nuk do ta kemi problem për të arritur deri tek objektivi që kemi, fitorja” – u shpreh sulmuesi ynë Marjan Radeski, i cili në ndeshjet ndaj Makedonija GJ.P nesër do të kërkojë golin e 5-të.
Deri më tani, Radeski kundër skuadrës nga Gjorçe Petrovi numëron 17 ndeshje, duke regjistruar 7 fitore, 5 barazime dhe 3 disfata.
Ndryshe këtë edicion në Ligën e Parë, Radeski në 21 ndeshje ka realizuar 9 gola.