Kur mungon Besart Ibraimi, këtu është Marjan Radeski. Ky i fundit në ndeshjen e sotme kundër Sileksit, morri përgjegjësinë mbi supe, duke realizuar që të dy golat e fitores 2:0.
Golat e shënuar kanë bërë të lumtur golashënuesin e ekipit tonë, i cili thotë se për golat e tij ka meritë e gjithë skuadra.
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, edhe pse e dinim se do të jetë një ndeshje shumë e rëndë për ne. Megjithatë angazhimi ynë në terren, lufta që e ka zbukuruar lojën tonë gjatë gjithë vitit, u konfirmua edhe sot dhe se në fund me plotë meritë arritëm deri tek fitorja.”
“Dopieta”….
“Sa u përket golave të mi, normalisht që jam i lumtur për të dy golat e shënuar. Shënimi i golave është punë e jona, sulmuesit gjithnjë duhet të kërkojnë golin. Por kjo nuk është vetëm meritë e imja, meritat shkojnë për gjithë ekipin dhe stafin teknik”.
Pushimi…
“Tashmë pason një periudhë pushimi, të pushojmë edhe neve pak, duke pasur parasysh se kishim një orar të stërngjeshur dhe të rikthehemi me bateri të plota për të punuar edhe më shumë për pjesën e mbetur të gjysmësezonit”.