Prononcimi i trajnerit Shpëtim Duro në Konferencën për media në prag të takimit me Zhalgiris

Trajneri Shpëtim Duro ka dhënë opinionin e tij lidhur me takimin e nesërm të kthimit në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris nga Lituania. Ndeshja e parë në terrenin kundërshtarë u mbyll me rrjeta të paprekura, ashtu që në Ohër sërish do nis gjithçka nga fillimi.

Nisur nga ky fakt, Duro sërish hedh epitetin e favoritit skuadërs kundërshtare, mirëpo duke besuar fuqishëm edhe tek skuadra e tij dhe te një rezultat pozitiv, që do e dërgonte skuadrën në raundin e dytë, aty ku do të siguronim një dy luftim me gjigandët turq të Galatasarajit.  

Pritjet e juaja nga ndeshja e nesërme?

“Në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje të mirë, mund të them gjithashtu se edhe rezultati ishte i pranueshëm, kishim mundësinë të merrnim më shumë, por unë e kam thënë që pas përfundimit të ndeshjes së parë, se janë dy ndeshje për tu luajtur dhe për tu interpretuar, kështu që përqëndrimi është te loja e ditës së nesërme. Është çdo gjë e hapur pavarësisht avantazhit të rezultatit që kishim në ndeshjen e parë, po them se çdo gjë do të jetë e hapur”.

Ekipi me këmbë në tokë

“Neve si ekip nuk fluturojmë shumë, madje jemi shumë modest në të gjitha aspektet dhe në të gjitha pikëpamjet, si në aspekt të drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe futbollistëve. Ne jemi të ndërgjegjshëm që pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezultatit pozitiv, çdo gjë është e hapur. Në këtë aspekt e dimë se kundërshtari ka një një eksperiencë të jashtëzakonshme në ndeshjet europiane, por i dimë mirë edhe futbollistët, që sigurisht gjatë gjithë kohës këtë javë janë duke i zbatuar këto ide, që kjo ndeshje është histori tjetër, është ndeshje tjetër, nuk duam ta mendojmë ndeshjen në Zhalgiris, kjo është një ndeshje tjetër që duhet luajtur, duhet interpretuar dhe për të marrë në fund maksimumin. Nuk ka asnjë lloj doze euforie, vetëm seriozitet dhe koncentrim maksimal”.

A është favorit Zhalgiris edhe tani pas përfundimit të ndeshjes së parë?

Sigurisht, unë e kam thënë edhe para zhvillimit të ndeshjes së parë, që për shumë faktorë Zhalgirisi është favorit ndaj nesh, si nga eksperienca, përvojës, buxhetit, që mund të them se është 20 herë më shumë se Struga, ndërsa këtë e dëshmoi edhe gjatë sezonit të kaluar, duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke eliminuar skuadra si Malmo, Ballkanin, etj. Por thash në futboll, sidomos ndeshja e parë tregoi që nuk kishte shumë diferencë në fushën e lojës, shpresoj edhe kjo ndeshje të jetë interpretimi i atillë, që i gëzon këto favore që ka kundërshtari”.

Përkrahja e tifozëve nesër në Ohër….

“Shpresoj që stadium të jetë i mbushur, për aq sa na lejon rregullorja, ne i kemi vuajtur gjatë kampionatit, pasi jemi skuadër e re. Megjithatë nesër them se stadiumi do të jetë i mbushur dhe në përkrahje të skuadrës”.