Prononcimi i trajnerit Shpëtim Duro pas fitores ndaj Gostivarit në kampionat

Shpëtim Duro ka mbetur i kënaqur me fitoren ndaj Gostivarit në sezonin e ri, kjo për faktin se e njëjta erdhi pas një ngarkesë të jashtëzakonshme prej 4 ndeshjeve të njëpasnjëshme në Kupat e Europës, aty ku vazhdojmë ende aventurën tonë.

“Ishte ndeshja e parë, vinim pas ngarkesave të jashtëzakonshme prej 4 ndeshjeve të njëpasnjëshme në Kupat e Europës, ishte hapje e kampionatit dhe ishte shumë e rëndësishme arritja e objektivit për të fituar tre pikët ndaj një skuadre që ka bërë shumë ndryshime dhe investime në organikë, mirëpo duke pasur parasysh edhe lojën që bëmë në pjesën e parë, do ishte shumë e mirë nëse do shënonim edhe golin e dytë sepse atëherë do të qetësohej gjithcka, megjithatë arritëm të menaxhojmë mirë lojën dhe në fund arritëm fitoren dhe tre pikët.”

Gostivari kishte ardhur për tu mbrojtur…

“Që në momentet e para të takimit e pash që ishte skuadër që totalisht do të mbrohej për të shfrytëzuar ndonjë mundësi, por që nuk i’a mundësuam një gjë të tillë, neve shënuam, kishim edhe disa mundësi për të shënuar, mirëpo e rëndësishme që ishte në këto dendësi ndeshejesh, edhe ekipi pati një ellacion të pjesësshëm të minutazhit, që të përgatitet edhe për ndeshjen e ditës së enjte.”

Kënaq forma e sulmuesve….

“Radeski dhe Ibraimi janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë, madje do kisha thënë edhe e gjithë skuadra, mirëpo Ibraimi dhe Radeski po marrin gjithë peshën e sulmit edhe në kupat e Europës, sigurisht që shënoi blerja e re, Jarovic, për sulmuesit është dicka shumë pozitive kur shënon, pasi mendoj se goli edhe te ai do të ndikojë pozitivisht psikologjikisht.”