Pretendentët për titull në dy fushatat e fundit në Ligën e Parë do të përballen kokë më kokë në Strugë të dielën (15:00h). Neve si skuadër synojmë fitoren e 6-të në përballjet ndaj skuadrës shkupjane, ndaj së cilës në tre ndeshjet e fundit nuk dimë për fitore….
Struga Trim Lum në ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Parë do të mirëpret FC Shkupin, në një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave. Si zakonisht ndeshjet ndaj skuadrës shkupjane kanë zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në Strugë, aty ku neve këtë edicion nuk dimë për disfatë.
3 ndeshje, 3 fitore, pa asnjë gol të pranuar. Sigurisht që këtë seri pozitive do të donim ta vazhdonim edhe pas këtij takimi.
“E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se neve duhet të mësohemi edhe me këto ngarkesa dhe pa marrë parasysh a luajmë si vendas, apo si mysafir, objektivi ynë është që të fitohet ndeshja.” – thotë trajneri Qatip Osmani.
DEKLARATA E TRAJNERIT OSMANI
“Sigurisht që serioziteti dhe përkushtimi janë faktor të rëndësishëm për të fituar një ndeshje, por duhet të përputhen edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në rezultat. Dua të them se neve si skuadër në të gjitha aspektet duhet të jemi të përgatitur për këtë ndeshje. Besoj që përgatitjet tona shkojnë nga ndeshja në ndeshje dhe në çdo ndeshje shihet se neve kemi një ngritje të vogël, por megjithatë edhe pse është një derbi ndeshje, na vjen një skuadër kualitative, ne jemi të gatshëm për ta fituar ndeshjen.”
“Të gjitha përgatitjet që i kemi bërë i kemi bërë në atë drejtim për ta fituar ndeshjen. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se neve duhet të mësohemi edhe me këto ngarkesa dhe pa marrë parasysh a luajmë si vendas, apo si mysafir, objektivi ynë është që të fitohet ndeshja.”
“Ne tentojmë të luajmë futboll ofenziv, edhe në ndeshjet e deritanishme që i kemi zhvilluar, neve kemi qenë ofenziv, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ndeshja në Kupë kundër Slloga Vinica, realisht nuk duhet të na gënjejë, është një skuadër e nivelit më të dobët se ne, d.m.th ato ideja kalojnë shumë më lehtë se me skuadrat më kualitative, por na jep një shpresë se disa lojtarë vijnë në formën që e presim”.
NDESHJET E FUNDIT
Struga Trim Lum dhe FC Shkupi në këtë përballje futen pas barazimeve identike 1:1 në ndeshjet paraprake. Neve barazuam në Manastir kundër Pelisterit, derisa FC Shkupi barazoi kundër Shkëndijës në Çair. Ndryshe në prag të takimit të së dielës, neve renditemi në pozitën e tretë me 10 pikë.
3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë është epilogu i 5 takimve të para në favor të skuadrës tonë, ndërkohë ekipi kundërshtarë pas 5 xhirove të para ka regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.
FAKTE DHE STATISTIKA
Plotë 15 herë jemi takuar me FC Shkupin deri më tani në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Parë. 5 fitore flasin në anën tonë, 6 në favor të kundërshtarit, derisa 4 ndeshje janë mbyllur me barazime. Gëzon fakti se në 10 ndeshjet e fundit, vetëm njëra prej tyre është mbyllur pa gola.
30 golat e shënuar në 9 takimet e fundit, apo 3,3 gola për ndeshje bëjnë të besojmë se edhe të dielën do të shohim gola në ndeshjen në Strugë, aty ku deri më tani përballë FC Shkupit kemi regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata.
Në 15 takimet e deritanishme, vetëm njëherë ka ndodhur që të luajmë gjatë muajit shtator. Ishte 27 shtatori i vitit 2020, kur në Strugë kishim shënuar fitore 2:0 falë golave të shënuar nga Nijaz Lena.
Ndryshe, i fundit që ka shënuar përballë skuadrës së FC Shkupit, është kapiteni Bunjamin Shabani, i cili fatkeqësisht do të mungojë në ndeshjen e nesërme.
“Sigurisht që nuk ka se çfarë të diskutohet se sa e rëndësishme është prezenca e Bunjamin Shabanit në këtë ekip, sigurisht që është një mungesë e madhe në fushë, por edhe jashtë saj, thjeshtë si një lider do të na mungojë, por megjithatë mendoj se Struga ka zëvendësime adekuate, zëvendësime kualitative, për t’iu përgjigjur mungesës së kapitenit tonë.” – ishin fjalët e trajnerit Qatip Osmani, lidhur me mungesën e kapitenit tonë në ndeshjen kundër FC Shkupit.
LAJMET E FUNDIT NGA EKIPI
Pa Bunjamin Shabanin, por edhe pa dyshen strugane Besmir Bojku dhe Hadis Tairi, do të zbresim në fushë nesër kundër FC Shkupit, ndërsa në pikëpyetje është edhe sulmuesi Hristijan Maleski. Ky i fundit është ankuar në një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, ashtu që trajneri Osmani, me siguri se nuk do të rrezikojë për ta inkuadruar në lojë.
ZYRTARËT E NDESHJES
Dimitar Pileshkov do të jetë arbitri kryesor i takimit kundër FC Shkupit të dielën në Strugë. Këtë edicion i njëjti na ka referuar në vetëm një ndeshje, edhe atë që në xhiron e parë, kundër Tikveshit, kur neve kishim shënuar fitore minimale 1:0.
Po në një ndeshje këtë edicion i ka referuar edhe FC Shkupit, duke rezultuar jo me fat për skuadrën shkupjane, pasi ishin mundur nga Gostivari me rezultatin 2:0.
Këtë edicion në ndeshjet e Ligës së Parë, Pileshkov ka qenë i angazhuar në të gjitha 5 xhirot, ku ka treguar 34 kartonë të verdhë, apo afërsisht 7 kartona të verdhë për ndeshje.
Besart Krivanjeva dhe Sava Radiç janë futur në regjistrin e tij këtë edicion, ndërsa në përgjithësi ky arbitër në 37 raste ka ndëshkuar me të verdhë futbollistët tanë në 14 ndeshjet e deritanishme që i ka referuar ndaj nesh.
Vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, që kishte nisur në vitin 2020, arbitri Dimitar Pileshkov nga gjithsej 51 ndeshje që ka referuar në Ligën e Parë, në 14 prej tyre ka ndarë drejtësinë ndaj skuadrës tonë.
Me të si kryesor, Struga Trim Lum ka regjistruar 8 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata.
Ndryshe ndeshja e nesërme do të jetë e dyta që Pileshkov do na referojë kundër FC Shkupit. Një gjë të tillë kishte bërë edhe me 24 shkurt të këtij viti, kur në Strugë kishim barazuar me shifrat 2:2.
Arbitër kryesor: Dimitar Pileshkov
Asistentë: Risto Gjorgjiev, Vlladimir Mitrevski
Arbitër i katërt: Bllagojçe Rallevski
Delegatë: Dragan Jordanov
Kontrollues: Zoran Petkovski
NDESHJA
Ndeshja midis Struga Trim Lum dhe FC Shkupit në program është të dielën (22 shtator) me fillim në ora 15:00. E njëjta do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë, ndërsa gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të jenë prezent në stadium, i njoftojmë se të njëjtën do të mund ta përcjellin edhe përmes kanalit zyrtarë të FFM-së në youtube.