PREVIEW | STRUGA TRIM LUM – AP BRERA

Për shkak fillimit të ciklit të ri të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, e ku merr pjesë edhe përfaqësuesja futbollistike e vendit tonë, ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë në program do të jenë të shtunën. Struga Trim Lum në terren vendas në kuadër të kësaj xhiroje do të mirëpret AP Brera…

Të shtunën do të zhvillojmë një ndeshje tjetër në shtëpi, ku për kundërshtarë do të kemi AP Brera. Kjo ndeshje i takon xhiros së katërt, në prag të së cilës Struga Trim Lum ndodhet në pozitën e katërt në renditje, derisa AP Brera në pozitën e 10-të.  

Në pikëpamje të parë, neve jemi favoritë në këtë përballje, për të tepër që dy ndeshjet e para në shtëpi i mbyllëm në favorin tonë.

Disfata e javës së kaluar në Shkup përballë Rabotniçkit ndali hovin tonë, por jo edhe dëshirën për të fituar sërish dhe me qetësi të presim pauzën dy javore për shkak paraqitjes së përfaqësueses futbollistike të vendit në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

NDESHJET E DERITANISHME

Ndeshja e nesërme do të jetë gjithsej e 15-ta përballë AP Brera, ndaj së cilës skuadër do të kërkojmë edhe fitoren e 5-të. Deri më tani ndaj tyre kemi një epilog prej 4 fitoreve, 5 barazimeve dhe 5 disfatave.

Edicionin e kaluar ndaj AP Brera morrëm vetëm një fitore, edhe atë në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Strugë.

Në atë ndeshje ekipi ynë kishte realizuar fitore 3:1, derisa golin e fundit e kishte shënuar Marjan Radeski.

“Do të doja të shënojë sërish, pse jo. Është puna jonë, punë e sulmuesve për të shënuar, për më tepër që sezonin e ri ende nuk kam gjetur rrjetën” – shprehet Radeski, i cili nesër  do të zhvillojë gjithsej ndeshjen e tij të 59-të me fanellën e Struga Trim Lum dhe të 49-të vetëm në kuadër të Ligës së Parë, aty ku numëron edhe 17 gola dhe 10 asistime.

KUNDËRSHTARI

AP Brera edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e 7-të, ndërsa ambiciet e tyre këtë edicion janë edhe më të larta. Sezonin e ri e nisën mbarë, duke mundur Vardarin në shtëpi, mirëpo më pas u mundën në dy ndeshje rradhazi, duke pësuar 6 gola dhe duke mos shënuar asnjë.

Gjatë merkatos së verës ishin mjaft aktiv, duke bërë ndryshime të shumta në formacion, ndërsa kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet që skuadra po vuan në këtë fillim sezoni.

ZYRTARËT E NDESHJES

Një fytyrë e njohur si Krumisllav Gjorgiev do të na referojë për herë të parë këtë sezon, aty ku ka referuar dy ndeshje. Pikërisht në njërën prej tyre i kishte referuar AP Brera, në transfertën ndaj Sileksit, kur kundërshtari ynë i rradhës kishte pësuar disfatë 4:0.

Ndryshe, arbitri Gjorgiev nga Shtipi pikërisht skuadrës tonë i ka referuar më së shumti ndeshje në karrierën e tij, gjithsej 21.  

Me atë si kryesor, kemi regjistruar 9 fitore, 7 barazime dhe 5 disfata. I njëjti edicionin e kaluar kishte referuar ndeshjen e parë të sezonit 2023/24 kundër AP Brera në Strugë, kur edhe kishim pësuar disfatë 2:1. Ndryshe me të si arbitër kryesor në 3 ndeshjet e fundit nuk dimë për disfatë.

Në 21 përballjet e deritanishme të skuadrës tonë që i ka referuar Gjorgiev, i njëjti kishte treguar 69 kartonë të verdhë dhe tre të kuq.

Që të gjithë këto i kishte treguar pikërisht ndaj futbollistëve tonë, edhe atë në vitin 2021 në tre ndeshje rradhazi.

Sa i përket ekipit kundërshtarë, arbitri Gjorgiev, atyre ju ka referuar në 14 ndeshje kampionale, ku në 7 prej tyre kanë dalë fitues, në 3 humbës, derisa në 4 ndeshje kishin barazuar.

Arbitër kryesor: Krumisllav Gjorgiev

Asistentë: Andrej Qamilov, Petar Stepanovski

Arbitër i katërt: Vlatko Ilioski

Delegatë: Marjan Pishmanovski

Kontrollues: Isa Emruli

NDESHJA

Ndeshja e xhiros së katërt midis Struga Trim Lum dhe AP Brera do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 16:00. Gjithë ata tifoz që nuk do të kenë mundësinë për të na përkrahur nga tribunat, në veçanti kjo vlen për ata tifoz të shumtë që kemi në Diaspor, se të njëjtën do të keni mundësi ta ndiqni edhe përmes kanalit zyrtarë të FFM-së në youtube.