PRESS  | Shpëtim Duro: Kundërshtari ka epërsi, por janë edhe 90 minuta lojë

Trajneri ynë Shpëtim Duro ka marrë pjesë në Konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë në prag të takimit të nesërm kundër Breidablik, takim  ky i vlefshmë për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

PRITJET…

“Rezultati i ndeshjes së parë është në favor të kundërshtarit, pasi kemi humbur atë ndeshje në Ohër, por them që është një rezultat minimal, dhe kam besim që skuadra do të japi maksimumin në këtë ndeshje për të luajtur, kjo pasi rezultati minimal i ka të gjitha mundësitë brenda. I referohemi edhe ndeshjes së parë, që sigurisht se kemi luajtur më mirë se kundërshtari, ishte një humbje që të paktën nuk e meritonim, por sigurisht mendojmë që në këtë ndeshje të japim maksimumin. I’u kam thënë edhe futbollistëve që është një ndeshje 90 minuta që duhet luajtur me të gjitha mundësitë dhe pastaj të shohim përfundimin e ndeshjes”.

MUNGESAT….

“Patjetër që janë dy mungesa të rëndësishme në formacion, aq më shumë Radeski, që ka munguar edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Ohër. Është një mungesë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh formën aktuale që gëzonte dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në aspektin ofenziv. Gjithashtu edhe Zguro ka qenë një lojtar që ka luajtur stabël, dhe ka kontribuar për arritjet e kësaj skuadre deri në këto momente, por do mundohemi të marrim masat e duhura, për ti zëvendësuar në këtë ndeshje”.

MORALI…

“Ka moral të mirë, gjithmonë kam biseduar me futbollistët, janë mërzitur për humbjen e ndeshjes së parë, por duke pasur parasysh vijimin e lojës ata kanë besimin e duhur për të bërë diçka në këtë takim”.