Prag ndeshja me Sileksin | Jevtoski: Kemi skuadër më kualitative, do e dëshmojmë edhe në fushë

Tre ndeshjet e fundit kundër Sileksit në Strugë përfunduan me fitore të skuadrës nga Kratova, ndaj së cilës nesër do të zhvillojmë ndeshjen e 18-të kampionale. Pavarësisht rezultateve negative kohën e fundit, tradita flet në anën tonë…

Ndeshjet ndaj Sileksit gjithnjë kanë qenë të luftuara dhe me shumë paqartësi deri në fund. E tillë ishte edhe ndeshja e fundit, kur pavarësisht epërsisë (2:1) që kishim deri në minutën e 81-të, në fund pësuam disfatë 3:2.

Kjo nënkupton që skuadra duhet të jetë shumë e kujdesshme edhe nesër, kur sërish luajmë para tifozëve tanë.

“Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë konsideroj se jemi skuadër më kualitative se Sileksi. Kemi analizuar kundërshtarin, dhe neve dimë përparësitë tona.” – shprehet mesfushori ynë Stefan Jevtoski, që foli edhe për rivalitetin me Sileksin, kur është në pyetje pozita e tretë.  

“Gjithsesi se jemi përgatitur për 3 pikë të reja, përmes të cilave do të sigurojmë edhe vendin e tretë në tabelën e klasifikimit. Të shpresojmë se nesër edhe fati do të jetë në anën tonë.” – thotë Jevtoski, që nesër do të zhvillojë ndeshjen e tij të 60-të me fanellën e Struga Trim Lum.  

Tre ndeshjet e fundit ndaj Sileksit në Strugë kemi pësuar po aq disfata. Megjithatë Jevtoski thotë se dita e nesërme është ideale për ti dhënë fund  kësaj serie negative.

“E dimë se kundër Sileksit nuk na ka ecur mbarë ndeshjeve të fundit në Strugë. Megjithatë shpresojmë se dita e nesërme do të jetë një kthesë dhe se do nisim një seri pozitive ndaj këtij kundërshtari, ndaj të cilit megjithatë jemi në epërsi kur janë në pyetje ndeshjet në përgjithësi të zhvilluara në kampionat” – përfundoi deklaratën e tij Stefan Jevtoski.

Ndeshja e nesërme kundër Sileksit do të jetë e 18-ta në kampionat, ku deri më tani regjistrojmë 8 fitore, 5 disfata, derisa 4 ndeshje janë mbyllur me barazim.