Ekipi në stërvitjen e sotme, doli i kompletuar me përjashtim të Besmir Bojkut, i cili do ti mungojë skuadrës nga 6 deri në 9 muaj….
Pas tre ditëve pushim të merituar, skuadra është rikthyer në stërvitje, duke nisur përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kampionale, e që realisht secila prej tyre mund të konsiderohet si një finale për Struga Trim Lum.
Ekipi e mbylli në mënyrën më të mirë ndeshjen e xhiros së 24-të, duke mundur Rabotniçkin në Shkup, me ç’rast mund të thuhet se me mjaft sukses mbyllëm 6 xhirot e para të pranverës (3 fitore, 3 barazime).
Kënaqin sidomos tre ndeshjet e fundit, ku kemi regjistruar po aq fitore, të cilat na rikthyen sërish në pozitën e parë.
Ekipi në stërvitjen e sotme, doli i kompletuar me përjashtim të Besmir Bojkut, i cili do ti mungojë skuadrës nga 6 deri në 9 muaj, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit në Shkup, kur pësoi frakturë të kërcirit.
Duke pasur parasysh se pason pauzë më e gjatë nga ajo e zakonshmja, për shkak dy ndeshjeve kontrolluese të përfaqësueses së Maqedonisë, ekipi këtyre ditëve do të punojë më shumë në aspektin e forcës fizike, që më pas të vie në shprehje edhe ana tekniko-taktike, që do i shërbente skuadrës për ndeshjen e rradhës kampionale, atë kundër Voska Sport, e vlefshme për javën e 25-të.
Trajneri Shpëtim Duro, nuk ka paraparë ndonjë miqësore në këtë periudhë, duke bërë që i gjithë fokusi të jetë në seancat stërvitore.