OPINIONI I TRAJNERIT SHPËTIM DURO PAS NDESHJES ME FC SHKUPIN

Struga Trim Lum në kuadër të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor pësoi disfatë 2:0 në udhëtim te FC Shkupi, skuadër kjo që në këtë  mënyrë morri edhe kryesimin e tabelës së klasifikimit.

Opinionin e tij pas përfundimit të ndeshjes e dha trajneri Shpëtim Duro, që ndër tjerash tha:

“Në pjesën e parë skuadra jonë ishte më e vendosur në fushë, ishtë më mirë se kundërshtari dhe kishim 2-3 mundësi për të kaluar në avantazh, kundërshtari nuk na rrezikoi në asnjë moment, kurse në pjesën e dytë ishte ai episodi i golit që prishi ekuilibrat, sidomos edhe kartoni i kuq ndikoi për vazhdimësinë e lojës” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro, i cili pranon se skuadra e tij po e ndjen orarin e stërngarkuar, duke pasur parasysh se skuadra e tij vetëm brenda një javë ka zhvilluar tre ndeshje të forta, ndërsa me të njëjtin ritëm do të vazhdojë deri në pauzën për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses së Maqedonisë në fillim të tetorit, aty ku brenda 3 ditëve na presin edhe dy ndeshje shumë të rënda, ajo kundër Shkëndijës të mërkkurën e 4 tetorit dhe ajo me Sileksin me datë 7 tetor.

“Realisht ka ndikim, pasi kemi pas orar shumë, shumë të ngjeshur. Unë e kam thënë që e kemi përballuar aktivitetin me një organikë të njëjtë, megjithatë kam mendimin se ishte një ndeshje që nuk duheshe ta humbisnim” – vijoi Duro, i cili kishte vërejtje edhe në kushtet jashtëzakonisht skandaloze që ofronte fusha e stadiumit në Çair.

Ajo që dua të them, nuk ishin edhe kushtet e mira, terreni ishte në gjendje jashtëzakonisht skandaloze që nuk lejonte të luajmë futboll normalisht, kundërshtari u ambientua më mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku pas shënimit të golit e menaxhoi më mirë lojën” – përfundoi intervistën për faqen zyrtare të klubit trajneri Shpëtim Duro, i cili sërish do të ketë mungesë të lojtarëve edhe në mesjavë, pas atij kartoni të kuq të Hristijan Georgievskit.

Ky i fundit u ndëshkua me të kuq edhe sot kundër FC Shkupit, duke bërë që brenda dy javëve të largohet dy herë para përfundimit të ndeshjes.