Njoftim për press dhe akreditimin e gazetarëve për ndeshjen me Zhalgiris

Struga Trim Lum të martën në Ohër do zhvillojë ndeshjen e kthimit kundër Zhalgiris, e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Me këtë rast informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen e së martës FC Struga Tri Lum – FK Zhalgiris në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligë së Kampionëve që do të zhvillohet më datë 18.07.2023 (e martë) në Ohër, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën info@fcstruga.com.

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 17.07.2023 (e hënë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me vete të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

KONFERENCA PËR SHTYP

Ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes në fjalë do të mbahet një ditë para ndeshjes (e hënë – 17.07) në hapsirat e stadiumit “Burimet e Biljanës” në Ohër me fillim në ora 16:00, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Shpëtim Duro dhe njëri prej futbollistëve.

Akreditimet secili prej jush do të mund ti merr me prezencën e tij fizike para fillimit të Konferencës për shtyp. Gjithashtu ju njohim se Konferencë për shtyp do të ketë edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ju falemenderit paraprakisht për bashkëpunimin.