Njoftim për press dhe akreditimin e gazetarëve për ndeshjen me Buduçnost

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, skuadra e Struga Trim Lum vazhdon garat e saj në Europë, mirpëo këtë herë në Ligën e Konferencës.

Është hera e dytë në historikun tonë që do të luajmë në këtë kompeticion, ndërsa për kundërshtarë do të kemi ekipin e Buduçnost nga Mali i Zi.

Përballja e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, në program është të mërkurën e 26 korrikut, ndërsa me këtë rast informojmë të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në të njëjtën, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën info@fcstruga.com

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 25.07.2023 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me vete të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

KONFERENCA PËR SHTYP

Ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp do të mbahet një ditë para ndeshjes (e martë – 25.07) në hapsirat e stadiumit “Burimet e Biljanës” në Ohër me fillim në ora 17:30, ndërsa me fillim në ora 18:00 skuadra do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare.

Akreditimet secili prej jush do të mund ti merr me prezencën e tij fizike para fillimit të Konferencës për shtyp. Gjithashtu ju njohim se Konferencë për shtyp do të ketë edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Ju falemenderit paraprakisht për bashkëpunimin.