NJOFTIM | Ndajmë rrugët me trajnerin Ilço Gjorgjioski

Ishte vetë trajneri Ilço Gjorgjisoki, që kishte kërkuar dorëheqjen, ndërsa e njëjta ishte respektuar nga drejtuesit e Struga Trim Lum, që falënderojnë strategun shkupjan për profesionalizmin dhe punën e tij gjatë gjithë kohës së kaluar te skuadra jonë…

www.fcstruga.com

FC Struga dhe trajneri Ilço Gjorgjisoki kanë vendosur të ndajnë rrugët pas përfundimit të sezonit 2024/2025. Pas diskutimeve dhe reflektimeve të ndërsjella mbi drejtimin e ardhshëm të ekipit, të dyja palët u dakorduan se ky është momenti i duhur për një ndryshim.

Trajneri Gjorgjioski shprehu vullnetin e tij për të dhënë dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë për paraqitjet e fundit të skuadrës.

Klubi e respekton këtë vendim dhe vlerëson se është koha për një fillim të ri dhe një cikël të ri.

Me këtë rast falënderojmë Ilço Gjorgjioskin për profesionalizmin dhe punën e tij gjatë gjithë kohës së kaluar te FC Struga Trim Lum.

I urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

DEKLARATA E ILÇO GJORGJIOSKIT

“Një falënderim deri te drejtuesit, stafin teknik, futbollistët dhe personelin teknik për bashkëpunimin që kishim në periudhën e kaluar. Kur e mora drejtimin e ekipit, besoja se do të kualifikoheshim në garat në Evropë dhe ishim në prag të arritjes së këtij qëllimi, mirëpo për fat të keq dështuam në hapin e fundit, domethënë nuk fituam finalen e Kupës së Maqedonisë. Për shkak të këtij fakti, po jap dorëheqjen nga pozicioni i kreut të stafit teknik të klubit, duke i uruar Struga Trim Lum shumë fat dhe suksese në të ardhmen. Uroj që klubi të arrijë ambiciet që ka për në të ardhmen, për shkak mbështetësve dhe tifozëve të saj.”