Mexhit Neziri është një nga futbollistët më standard në ekipin tonë. Një komandant i vërtetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, i cili në çdo ndeshje jep maksimumin, duke sakrifikuar për ekipin.
“Neve si Struga Trim Lum në çdo ndeshje luajmë për 3 pikë. Pavarësisht se kemi patur ndeshje të shumta europiane, ekipi ka forcë dhe energji për të arritur fitore në çdo ndeshje. E dimë që nuk ka ndeshje të lehta, por shpresojmë se me angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve, në fund ti gëzohemi fitores” – u shpreh Mexhit Neziri, i cili sot me fanellën e skuadrës tonë do të zhvillojë ndeshjen e 7-të, të këtij edicioni, duke mos munguar në asnjërën prej tyre, dhe duke qenë prezent në terren për plotë 630 minuta.
Ndryshe, edicionin e kaluar, Neziri luajti në 25 ndeshje, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në titullin e parë kampion të Struga Trim Lum.