Pasi ditë më parë mundim Partizanin e Tiranës, sot me po të njëjtin rezultat 1:0 shënuam fitore edhe ndaj skuadrës tjetër nga kryeqendra shqiptare, KF Tiranës….
Sot në Strugë zhvilluam edhe takimin e tretë kontrollues në prag të përgatitjeve për aventurën e re europiane. Përballë kishim KF Tiranën, ndaj së cilës skuadër në fund shënuam fitore minimale 1:0.
Edhe në këtë ndeshje trajneri Qatip Osmani, nuk eksperimentoi shumë me formacionin e parë, duke iu besuar thuajse futbollistëve të njëjtë nga ndeshja paraprake kundër Partizanit në Pogradec.
Që të gjithë bënë një paraqitje dinjitoze, derisa goli erdhi vetëm gjatë pjesës së dytë, me autorë Marjan Radeski.

Në këtë pjesë, trajneri ynë ju dha mundësinë edhe pjesës tjetër të futbollistëve, të cilët nga ndeshja në ndeshje po arrijnë të kapin atë ritëm garues, që do të jetë shumë i nevojshëm për startin e ndeshjeve europiane.
Ndeshjen e rradhës do ta zhvillojmë të hënën (01 korrik) në stadiumin e qytetit në Ohër kundër skuadrës së KF Llapit nga elita e futbollit kosovar.
FORMACIONI:
Filip Dujmoviç, Bojan Ilievski, Sava Radiç, Besart Krivanjeva, Arbi Vosha, Stefan Jeftovski, Hogan Ukpa, Nikolla Vlajkoviç, Bunjamin Shabani, Marjan Radeski, Besart Ibraimi;