Moti i keq që ka kapluar kryeqytetin islandez, Rejkjavik, ka bërë që të gjitha fluturimet nga aeroporti i këtij qyteti të anulohen për një kohë të pacaktuar.
Kjo ka bërë që ekipi ynë të mbetet në Rejkjavik edhe sonte, duke mos mundur dot të udhëtoj drejt qytetit gjerman të Frankfurtit, nga ku më pas ishte paraparë të riktheheshim në Strugë.
Kjo vonesë e paparashikueshme në protokolin e ekipit, ka shqetësuar edhe trajnerin Shpëtim Duro, duke pasur parasysh se të hënën na pret ndeshja e javës së 6-të në Ligën e Parë kundër Tikveshit.
Një vonesë e këtillë ka prishur edhe plan programin e stërvitjeve të skuadrës tonë, që edhe ashtu ndjen lodhësi nga ky udhëtim i gjatë drejt Islandës, aty ku për fat të keq përfunduam edhe aventurën europiane.
Me rikthimin në Strugë, ekipi ynë tashmë gjithë vëmendjen do ta përqëndrojë në ndeshjet kampionale, aty ku deri më tani kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje.