Mësojmë kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Struga Trim Lum për të dytin vit me rradhë do të prezantojë vendin tonë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, aty ku tashmë kemi mësuar edhe emrat e kundërshtarëve të mundshëm në raundin e parë eliminatorë….

Edhe zyrtarisht kemi mësuar emrat e 15 kundërshtarëve të mundshëm në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, aty ku do të luajmë për të dytin vit me rradhë.

Edhe këtë vit do të jemi në mesin e skuadrave jo bartëse, që nënkupton se që në raundin e parë do të hasim në një kundërshtarë më të fortë. Këtu bëjnë pjesë emra të skuadrave të njohura, si Ferencvarosh nga Hungaria, Karabag nga Azerbejxhani, Slovan Bratisllava nga Sllovakia, Ludogorets nga Bullgaria, si dhe Ballkani nga Kosova.

Në rast se kalojmë raundin e parë kualifikues, atëherë do të vazhdojmë garat në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, derisa në të kundërtën, në rast eliminimi, atëherë ekipi ynë do të vazhdojë aventurën europiane në ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti është paraparë të tërhiqet me 18 qershor, ndërsa ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do ti zhvillonim me datë 9/10 korrik dhe me 16/17 korrik.  

Më poshtë mund të shihni edhe listën e kundërshtarëve të mundshëm, e që bëjnë pjesë në mesin e skuadrave bartëse.