Mesfushori Kaba në pranverë si i huazuar do luaj me Karaormanin

Struga Trim Lum njofton se Jusuf Kaba deri në fund të sezonit aktual do të luaj në formë huazimi te skuadra tjetër e qytetit tonë, Karaorman.

Shkaku i hapsirave të pakta për të luajtur, mesfushori ynë në koordinim me trajnerin Shpëtim Duro, ka vendosur që të kërkoj një ambient të ri, ku do të mund të luajë si titullar.

Ky vendim është në interes të përbashkët dhe për këtë arsye klubi ka vendosur që pjesën pranverore Jusuf Kaba të luajë pikërisht në Strugë me Karaormanin, duke qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e stafit tonë teknik.

Huazimi tashmë është zyrtarizuar dhe Kaba deri më 30 qershor do të jetë pjesë e Karaormanit.