Meriton Gega debuton me fitore, mundim Gostivarin

Fitore minimale, mirëpo shumë e rëndësishme kundër Gostivarit, pas së cilës vazhdojmë fuqishëm garën për titull kampion. Javën e ardhshme na pret ndeshja ndoshta edhe vendimtare kundër Shkëndijës në Tetovë….

Meriton Gega ka debutuar me fitore në ndeshjen e tij të parë si kryetrajner, pas fitores 1:0 ndaj Gostivarit. Fitoren e sotme e paralajmëroi futbollisti më në formë i skuadrës, Besart Ibraimi, mirëpo që vendimtarë doli të jetë goli i partnerit të tij në sulm, Marjan Radeskit.

Besart Ibraimi që në minutën e dytë rrezikoi dy herë portierin Bujar Abazi, i cili në të dyja rastet arriti që të dalë fitues.

Futbollisti i rradhës që tentoi të shënojë në rrjetën e mysafirëve nga Pollogu, ishte Marjan Radeski, mirëpo goditja e tij e fuqishme me këmbën e majtë, përfundoi vetëm mbi portë. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Radeski arriti që të tund rrjetën e Abazit. Kjo ndodhi në minutën e 22-të, kur Radeski u gjind më së miri në shtyllën e parë, pas harkimit të Besart Ibraimit nga rivënia e këndit.

Ky gol i realizuar në momentet më të mira të skuadrës tonë, doli të jetë edhe vendimtarë, pasi kundërshtari në asnjë moment nuk arriti të rrezikojë më seriozisht portën tonë.

Në anën tjetër, zotërimi i mesfushës bëri dallimin në këtë ndeshje, ku deri në mbyllje të takimit skuadra jonë e menaxhoi mjaft mirë lojën, ndërsa shumë pak mungonte që të shënonim edhe golin e dytë, nëse do ishim më vigjilent dhe më sy çel para portës vendase.

Sidoqoftë, fitorja duhet theksuar se ishte më se e merituar, nëse kemi parasysh faktin se nga minuta e 36-të luajtëm me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të mesfushorit Hogan Ukpa.

Me këtë fitore, vazhdojmë garën fuqishëm për titullin kampion, që do të vendoset në dy xhirot e fundit. Javën që vjen si mysafir do të luajmë në Tetovë, ku për kundërshtarë do të kemi skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, derisa në xhiron e fundit në Strugë do të mirëpresim FC Shkupin.

_______________________________________________________________________________________________________________

STRUGA TRIM LUM – KF GOSTIVARI 1:0

Autorë i golit: Marjan Radeski 22’

Stadiumi i qytetit: Strugë

Shikues: 1500

Arbitër Kryesor: Marjan Mlladenovski (Shkup)

Kartonë të verdhë: V. Zguro, M. Neziri (Struga Trim Lum) – F. Djurdjeviç, A.Bilali, B. Kalkan, E. Ersu

Karton i kuq: Hogan Ukpa – 36’ (Struga Trim Lum)

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, S.Radiç, B.Krivanjeva, M. Neziri, V. Zguro, B. Kamberi (H. Georgievski 87’), E. Maliqi (A. Kasami 46’), H. Ukpa, B. Shabani, M. Radeski (B. Compaore 85’), B. Ibraimi (N. Valjkoviç 73’)

GOSTIVARI: B. Abazi, A. Kirovski, R. Ajdini, A. Bilalli, T. Meissner, F. Zuka, B. Kalkan, J. Rushtu, I. Ivanovski, F. Djurdjeviç, R. Abazi