Memetriza Hamza përforcimi ynë i parë për në pranverë

Mesfushori ofenziv Memetriza Hamza është përforcimi ynë i parë në prag të stinorit pranveror. Ai gjatë ditës së sotme arriti në Strugë për tu prezantuar nga Drejtori Sportiv, Besart Isaku….

________________________________________________________________________________________________________________

FC Struga Trim Lum njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin tetovar, Memetriza Hamza.

20-vjeçari te skuadra jonë vjen nga rradhët e Bashkimit të Kumanovës, teksa i njëjti hapat e parë i ka bërë te Akademia e Shkëndijës së Tetovës.

Pikërisht me këtë skuadër kishte debutuar në Ligën e Parë gjatë vitit 2023, kur ishte vetëm 19-vjeçar, për të vijuar më pas karrierën në formë huazimi te Besa e Dobërdollit.

Me këtë skuadër Hamza shkroi historinë, duke u shpallur kampion në Ligën e Dytë dhe duke siguruar një vend në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Vera e vitit 2024 atë e gjeti me skuadër të re, Bashkimin e Kumanovës, aty ku shpërtheu, duke treguar cilësitë e tij të larta.

Pikërisht paraqitjet me fanellën e skuadrës kumanovare bënë që drejtuesit tonë të reagojnë më shpejtë dhe t’ia besojnë fanellën “bardhekuq”, me të cilën shpresojmë të vijojë formën e tij të mirë, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.  

Mirë se erdhe në familjen e kampionëve Memetriza HAMZA…