Maqedonia U21 | Shaban Zenku ftohet nga seleksionuesi Staniq

Shaban Zenku është ftuar sërish te përfaqësuesja shpresa e vendit, që gjatë këtij muaji do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese në Antalia të Turqisë…

www.fcstruga.com

Mesfushori ynë ofenziv, Shaban Zenku, do të jetë sërish pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, që udhëhiqet nga seleksionuesi Goran Staniq.

Zenku është ftuar për dy ndeshjet kontrolluese kundër kundër Bjellorusisë, gjegjësisht Azerbejxhanit, ndeshje kjo që do të zhvillohen në Antalia të Turqisë.

Aty ekspedita e U21 do të qëndrojë nga data 17 deri me 26 mars, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë me datë 21 mars kundër Bjellorusisë.

Ndeshja e dytë, ajo kundër Azerbejxhanit, në program do të jetë me datë 25 mars.

Për Zenkun do të jetë kjo një mundësi e mirë për të treguar vlerat dhe pjekurinë e tij tashmë te kjo përfaqësuese, për të cilën deri më tani ka zhvilluar 3 ndeshje.