Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit u hodh shorti për ndeshjet e 1/8 së finales. Goglat deshën që në këtë fazë neve të përballemi me Makedonija GJ.P, me të cilën skuadër së fundmi në kuadër të Kupës kishim luajtur në finalen e madhe të vitit 2023….
Makedonija Gj.P do të jetë kundërshtari ynë në ndeshjet e Kupës, duke na rikujtuar finalen e vitit 2023, kur edhe për herë të fundit ishim takuar me këtë skuadër në kuadër të këtij kompeticioni.
Aktualisht skuadra nga Shkupi garon në Ligën e Dytë, mirëpo pas vetes e njëjta ka tre Kupa të fituara.

Ata një vend për në ndeshjet e raundit të dytë siguruan vetëm të mërkurën, kur përmes ruletit të penaltive eliminuan Bellasicën.
Kujtojmë, neve në raundin e parë eliminuam ekipin e Slloga Vinica, me të cilën skuadër ishim takuar për herë të parë në histori në një ndeshje zyrtare.
Ndryshe, ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Makedonija GJ.P do ta zhvillojmë në shtëpi me datë 23 tetor, ndërsa fituesi do të kualifikohet drejtëpërdrejtë për në ndeshjet çerekfinale.