Liga e Kampionëve | Ekipi arrinë në Bratisllavë

Struga Trim Lum tashmë është akomoduar në Bratisllavë të Sllovakisë, aty ku të mërkurën do të zhvillojmë ndeshjen e parë kundër kampionëve të Sllovan Bratisllava, e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve…

Ekspedita e Struga Trim Lum është akomoduar në kryeqendrën e Sllovakisë, në Bratisllavë, aty ku nesër do të zhvillojmë ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Kampionëve kundër Sllovan Bratisllava.

Ekipi drejt kryeqendrës sllovake udhëtoi mëngjesin e sotëm, për të arritur saktë në ora 13:00 në hotel, aty ku ekipi do të pushojë para se të dalë në stërvitjen zyrtare që do të startojë në ora 19:00 në stadiumin “Tehelné pole”.

Paraprakisht në orën 18:30 trajneri Qatip Osmani do të paraqitet në konferencën zyrtare për shtyp.

Ndeshja Sllovan Bratisllava – Struga Trim Lum luhet të mërkurën me fillim në ora 19:00.